LAJMI I FUNDIT:

Pas Kim, është Kourtney Kardashian ajo që merr vëmendjen

Pas Kim, është Kourtney Kardashian ajo që merr vëmendjen
Kourtney Kardashian (Foto: Getty Images/Instagram)

Motrat e famshme të klanit Kardashian/Jenner shpesh janë në konkurrencë me njëra-tjetrën, se cila do të marrë më shumë vëmendje në shfaqjet publike.

Derisa në javën e kaluar ishte Kim ajo që ishte në qendër të vëmendjes me ekspozimin e saj me bikini, tash është radha që fokusi të jetë te Kourtney.


¿hablas español?

A post shared by Kourtney Kardashian (@kourtneykardash) on Aug 25, 2018 at 9:59am PDT

Ajo ka pozuar me kostum larjeje duke ekspozuar shumë nga fiziku i saj dhe disa prej fotografive i ka publikuar në rrjetet sociale.

Në përshkrimin e njërës prej fotografive, 39-vjeçarja ka shkruar: “Nganjëherë, unë e marr gjithë shkëlqimin”.

Lajmet për Kourtney
Lexo po ashtu Lajmet për Kourtney

Ky përshkrim konsiderohet si kundër-reagim ndaj një pohimi të Kim, e cila kishte thënë se Kourtney është më së paku tërheqëse për t’u shikuar.

Kourtney Kardashian (Foto: Instagram/KourtneyKardash)

Madje ajo kishte qarë nga ky pohim i motrës së saj, me të cilën janë pjesë e serialit real televiziv “The Keeping Up With The Kardashians”.

Fotografitë e publikuara në profilin e saj në Instagram, kanë marrë miliona pëlqime nga ndjekësit e shumtë të Kourtneyt.

sometimes i take all the shine

A post shared by Kourtney Kardashian (@kourtneykardash) on Aug 24, 2018 at 10:35pm PDT

Ndërsa kostumi i larjes i veshur nga ajo është i dizajnuar nga Kai Lani dhe kushton 157 funte (173 euro). /Telegrafi/