LAJMI I FUNDIT:

Pas Instagramit, Dua Lipa fshin të gjitha postimet e saj edhe nga Twitter

Pas Instagramit, Dua Lipa fshin të gjitha postimet e saj edhe nga Twitter
Dua Lipa (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ditë më parë shokoi fansat e saj kur vendosi që të fshijë të gjitha fotografitë dhe videot e publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Në këtë rrjet social, ku ajo tashmë ndiqet nga jo më pak se 35 milionë fansa, llogaria e saj është komplet e zbrazët.


Dua Lipa ka fshirë gjithçka nga llogaria e saj në Instagram (Foto: SC/Dua Lipa/Instagram)

E duket se njëlloj, Lipa ka vendosur të veprojë edhe me llogarinë e saj në Twitter, ku ajo numëron aktualisht mbi 3.49 milionë ndjekës.

Dua Lipa arrin 35 milionë ndjekës në Instagram
Lexo po ashtu Dua Lipa arrin 35 milionë ndjekës në Instagram

Po të shohësh me vëmendje në Twitterin e këngëtares, vëren se të gjitha statuset e bëra më parëm, nuk janë më aty!

Dua Lipa ka fshirë gjithçka edhe nga llogaria e saj në Twitter (Foto: SC/Dua Lipa/Twitter)

E gjitha kjo mendohet se ka të bëjë me albumin e dytë të këngëtares, i cili pritet të dalë në treg këtë vit.

Dua bëri të ditur se albumi i saj i ri do të jetë një “epokë e re” në karrierën e saj, ndaj dhe mesa duket epoka e re për të ka filluar që nga postimet e reja që ajo tani e tutje do të bëjë në rrjetet sociale.

Albumi i dytë i Dua Lipës në ardhje: Koha e lansimit, bashkëpunimet me të famshëm dhe gjithçka tjetër që duhet të dini rreth tij
Lexo po ashtu Albumi i dytë i Dua Lipës në ardhje: Koha e lansimit, bashkëpunimet me të famshëm dhe gjithçka tjetër që duhet të dini rreth tij

Të vetmet gjurmë të artistes Lipa mbeten vetëm ato të publikuara në Facebook – pasi llogaria e saj në këtë rrjet social nuk është prekur, duke e mbetur e njëjta me postime, ashtu siç ka qenë. /Telegrafi/

Foto: SC/Dua Lipa/Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori