Tashmë dihen çiftet çerekfinale të këtij viti në ligën më elitareve evropiane për klubet.

Liverpooli do të kërkojë një biletë për në gjysmëfinale në përballje me portugezët, Porton.

Pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, ka folur trajneri i klubit anglez, Jurgen Klopp.

Ky i fundit ka thënë se e njheh kundërshtarin pasi që edhe sezonin e kaluar ishte takuar me ish-kampionin e Evropës.

“Çfarë mund të them?” pyeti shefi i “The Reds” dhe shtoi se “Është Porto, ne kemi luajtur atje tashmë dhe e dimë se sa të mirë ishin vitin e kaluar. Ne pamë karakterin dhe kualitetin e Portos”.

Hidhet shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Manchester United – Barcelona ndeshja më e fortë Hidhet shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Manchester United – Barcelona ndeshja më e fortë

Theksojmë se më 9 dhe 10 prill zhvillohen ndeshjet e para, ndërsa ato kthyese pas një jave me 16 dhe 17.

Ndryshe, finalja do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madridit. /Telegrafi/