LAJMI I FUNDIT:

Pas Hazardit, Sarri kritikohet edhe nga Kovacic: Stërvitjet e tij ishin monotone

Pas Hazardit, Sarri kritikohet edhe nga Kovacic: Stërvitjet e tij ishin monotone
Maurizio Sarri dhe Mateo Kovacic (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Chelseat, Mateo Kovacic ka pranuar se nuk ishte tifoz i stërvitjeve të ish-trajnerit të tyre, Maurizio Sarri.

Kroati i Bluve nënshkroi në mënyrë të përhershme gjatë verës, pasi kaloi sezonin nën urdhrat e Sarrit si huazim nga Real Madridi.


Kovacic beson se ai është ‘ngjallë’ këtë sezon për shkak të mënyrës sesi trajnon Frank Lampard lojtarët, ndërsa nuk ka fjalë të mira për ish-trajnerin italian.

Hazard për Sarrin e Conten: Është e mërzitshme dhe përsëritëse stërvitja me trajnerët italianë, për këtë e dua Zidanen
Lexo po ashtu Hazard për Sarrin e Conten: Është e mërzitshme dhe përsëritëse stërvitja me trajnerët italianë, për këtë e dua Zidanen

“Kam ardhur te Chelsea nën urdhrat e Sarrit, por duhet të them që Lampard është një menaxher i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Kovacic për FourFourTwo.

“Ai e ka mbajtur në personalitetin e tij si trajner karakterin që kishte si lojtar, i cili na ka frymëzuar të gjithë neve”.

Kovacic dhe Sarri fituan Ligën e Evropës së bashku te Chelsea (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Ai angazhohet për gjithçka që ka. Trajnimi është gjithmonë sfidues dhe i ndryshëm nga sezoni i kaluar”.

“Ky është ndoshta dallimi kryesor midis Lampardit dhe Sarrit, i cili e bëri konceptin e trajnimit mjaft monoton”.

Sarri: Një mik më tha se nëse unë dhe Allegri bëhemi trajnerë, çdokush mundet
Lexo po ashtu Sarri: Një mik më tha se nëse unë dhe Allegri bëhemi trajnerë, çdokush mundet

“Kishte shumë seanca të ngjashme stërvitore me fokus përgatitjen taktike”.

“Zidane ishte i ngjashëm me mënyrën se stërvit Frank Lampard dhe qasjet e tyre vërtet i përshtaten”, përfundoi ylli kroat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori