Andrea Barzagli ka thyer heshtjen e tij për t’i thënë lamtumirën e tij ish-bashkëlojtarit te Juventusi, Leonardo Bonuccit, i cili u bashkua me Milanin.

Deri më tani, vetëm Gianluigi Buffon ka përshëndetur publikisht mbrojtësin italian, i cili u largua për rivalët e Serie A pas shtatë vjetësh të kaluara në Torino.

Vetëm një juventin deri më tani i tha faleminderit për gjithçka Bonuccit Vetëm një juventin deri më tani i tha faleminderit për gjithçka Bonuccit

Gjatë këtyre shtatë viteve, Bonucci bëri shumë miq të mirë te Zonja e Vjetër dhe u bë idhull i tifozëve për atë çfarë jepte në fushë, por ndarja me klubin nuk është pritur mirë.

Pas largimit të tij dolën shumë fjalë se qendërmbrojtësi italian gjatë finales së Ligës së Kampionëve ndaj Realit, pati konfrontim me Dani Alvesin, ndërsa më mirë nuk i kishte punët as me Paolo Dybalan dhe trajnerin Max Allegri.

Alves mohon incidentin me Bonuccin (Foto) Alves mohon incidentin me Bonuccin (Foto)

Megjithatë, ish-partneri i tij në mbrojtjen e Juventusit dhe Italisë, Barzagli është përkujdesur ta përshëndet mikun e tij, duke ia kujtuar arritjet e mëdha që patën së bashku dhe duke i thënë se ata e dinë të vërtetën e largimit.

“Ne patëm vite fantastike së bashku si shokë, plot fitoreve dhe arritje të mëdha”, ka shkruar fillimisht Barzagli në Instagram.

Motra e Chiellinit ‘godet’ keq Bonuccin pas transferimit te Milani (Foto) Motra e Chiellinit ‘godet’ keq Bonuccin pas transferimit te Milani (Foto)

“Ne kemi përmirësuar njëri-tjetrin, kemi mbështetur dhe gjetur një raport së bashku me Gigin dhe Giorgion që kurrë më parë nuk e kisha përjetuar”, përcjell Telegrafi.

“Duket e çuditshme të mos ju shoh në dhomën e zhveshjes, të njëjtën dhomë zhveshjes që kohëve të fundit e kanë përshkruar si ndarje, me shpikje dhe fantazi në rreshta dhe përplasje”.

“Por ne e dimë të vërtetën. Fat të mirë për aventurën tuaj të re, Leo”, përfundoi shkrimin mbrojtësi italian. /Telegrafi/