LAJMI I FUNDIT:

Pas bashkëpunimeve me Capital T, Granit Dërguti vjen me këngë solo (Video)

Pas bashkëpunimeve me Capital T, Granit Dërguti vjen me këngë solo (Video)

Me disa këngë solo, bashkëpunime e mbrëmje të shumta muzikore, do të jenë muajt e mbetur të 2016-ës për Granit Dërgutin. Kjo pasi këngëtari aktualisht është shumë i fokusuar në krijimin e këngëve të tij, pas një pune shumë të gjatë për artistë tashmë të njohur në skenën muzikore.

Viti për të nisi me këngën “Thirrëm n’telefon”, një bashkëpunim me një prej artistëve më në zë në Kosovë, Capital T, projekt ky i cili duket se ka bërë të vetën, pavarësisht që nuk ka as një javë të plotë që është publikuar.


Ky është bashkëpunimi i dytë në mes Trimit dhe Granitit. “Thirrëm n’telefon” vjen pas atij në këngën “S’ke ditë”, e cila pati një dëgjueshmëri tejet të madhe vitin e kaluar.

Me tekst të shkruar nga dyshja, muzikën e këtij projekti e ka krijuar vetë Graniti, derisa videoklipi është xhiruar në Mal të Zi.

“Thirrëm n’telefon” është një shprehje e zakonshme, të cilën e përdorim disa herë në ditë, por kujt po i thonë thirrëm Graniti e Trimi? – transmeton emisioni Express në KTV.

Ndryshe, përveç këtij projekti, Graniti është duke punuar për projektet e radhës. Ai bëri të ditur që nuk do të shkojë kohë e gjatë për ta publikuar projektin e radhës.

Edhe përkundër që është fokusuar më shumë në krijimin e këngëve solo, ai bëri të ditur se edhe një bashkëpunim pritet nga ai gjatë sezonit veror.

Përveç këngëve e videoklipeve, vera do të jetë shumë e ngarkuar edhe me mbrëmje muzikore për Granitin. Ai do të fillojë këtë sezon të jetë pranë atyre që e pëlqejnë muzikën e tij. Qershori sjell projektin më të ri të Granit Dërgutit.

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori