Këngëtari i ri Megi së fundmi ka publikuar projektin e tij të ri “Anxhelina”.

Megi në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka dhënë detaje për këtë projekt.

Tekstin e këngës e ka shkruar Gulu ndërsa orkestrimin Nartel Morina ndërsa videoklipin “Bas Production”.

Këngëtari i ri thotë se është duke punuar për një këngë të re e cila do të shfaqet në programet e vitit të ri.

Ai thotë se ndjehet më mirë të këngët popullore por pa përjashtuar edhe baladat.

Mergim Musshabanaj është aktiv edhe në dasma dhe tashmë ai është në dispozicion të gjithëve.

Megi sjell klipin e ri "Anxhelina", pëlqehet kënga në ditët e para të lansimit Megi sjell klipin e ri "Anxhelina", pëlqehet kënga në ditët e para të lansimit

Megi planifikon që së shpejti të sjellë edhe një album me këngë të kënduara live.

“Do të ketë këngë nga Shqipëria e mesme por edhe të tipit “Do ti kallim fitilat””, tregon ndër të tjera Megi./Telegrafi/