LAJMI I FUNDIT:

Partneret e futbollistëve të Anglisë zhvendosen në hotelet e Katarit pas qëndrimit dhjetëditor në super jahtin luksoz

Partneret e futbollistëve të Anglisë zhvendosen në hotelet e Katarit pas qëndrimit dhjetëditor në super jahtin luksoz

Partneret e futbollistëve të Anglisë kanë braktisur anijen – por ende po mbështesin Tre Luanët për të ngritur Kupën e Botës.

Gratë dhe të dashurat e lojtarëve kanë zbarkuar nga anija e lundrimit me vlerë 1.1 miliard euro- e quajtur “HMS Wag” – ku ato kanë qëndruar që nga fillimi i turneut.


Por, sipas burimeve, disa tani janë regjistruar në një hotel luksoz afër vendit ku do të zhvillohet finalja më 18 dhjetor.

Foto: AP

“Është vendndodhja e përsosur nëse Anglia ia del deri në fund – gjë që partneret e tyre janë të bindura se do ta bëjnë, sigurisht”, tha një burim.

Një numër i të afërmve të lojtarëve janë kthyer në shtëpi për shkak të angazhimeve familjare, por shumica janë ende në Katar duke pritur me padurim ndeshjen me Senegalin.

Foto: AP

Ato qëndruan në MSC World Europa për dhjetë ditë, ku kanë shijuar gjashtë pishina, 13 restorante, më shumë se 30 bare dhe kafene dhe një zonë sportive të kompletuar me makina parakolp.

Gati 7000 të ftuar në 2633 kabina kanë paguar deri në 6993 euro për paketat me pesë yje gjatë Kupës së Botës.

Foto: Dan Charity

Partnere e ekipit anglez madje paguan një faturë prej 23,311 eurosh në bord, ndërsa shijuan shishe shampanjë të nivelit të lartë për të festuar fitoren e Tre Luanëve në ndeshjen hapëse të turneut.

Por partnere e futbollistëve, duke përfshirë gruan e Jordan Pickford, Megan Pickford, të dashurën e Kyle Walker, Annie Kilner dhe partneren e Luke Shaw, Anouska Santos, të gjitha janë larguar, ashtu si edhe e dashura e James Maddison, Kennedy Alexa.

Foto: Instagram

Gruaja e Conor Coady, Amie dhe familja e Harry Maguire janë zhvendosur gjithashtu në vende të tjera.

Disa nga ato tani mendohet të qëndrojnë në Waldorf Astoria, i cili ka një plazh privat, parkun e tij ujor dhe tetë restorante.

Foto: Getty

Hoteli me makinë ndodhet pak larg nga stadiumi Lusail ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës.

“Anija është e mahnitshme dhe ata e pëlqyen atë në bord. Por ka 6000 tifozë futbolli atje, kështu që ato duhet të kenë pak më shumë paqe dhe qetësi në hotelet luksoze për fazën e eliminimit. Ajo që ishte mjaft qesharake është se disa prej tyre vazhdonin të humbisnin sepse mendonin se të gjithë korridoret dukeshin njësoj”, thanë burimet.

Foto: Instagram

“Disa janë tani në vendpushimet ekskluzive buzë plazhit, ndërsa të tjerët kanë rezervuar në hotele luksoze. Të gjitha familjet e lojtarëve tani janë larguar nga anija. Ishte gjithmonë plani që ata të ishin atje vetëm për fazën e grupeve”, thanë tutje të njëjtat burime. /Telegrafi/

Foto: Getty

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Dafina Zeqiri: Të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Kalo në kategori