LAJMI I FUNDIT:

Partizani vjen me katër roje nga Beogradi, bukën dhe ujin me vete

Partizani vjen me katër roje nga Beogradi, bukën dhe ujin me vete

Këtë të enjte në ‘Elbasan Arena’, Skënderbeu do të përballet me një prej rivalëve më të vështirë të grupit në Ligën e Evropës, e kjo jo vetëm në planin sportiv.

Partizani i Beogradit do të luajë ndaj korçarëve në një situatë, ku niveli i sigurisë do të jetë mbi normalen, diçka që ka ngjallur reagime në shtypin serb, më shumë sesa llogaria për pikë dhe futboll në fushë.


Gazeta ‘Informer’ e denoncoi si një situatë të jashtëzakonshme, përfshirjen e forcave speciale në ruajtjen e delegacionit serb.

Klubi bardhezi do të marrë nga Beogradi 4 roje shtesë, ndërsa edhe ushqimet do të transportohen nga Serbia, së bashku me një kuzhinier të ekipit.

“Ne jemi në kontakt me njerëzit në Tiranë, që e kanë ngritur nivelin e sigurisë për ne. Presim eskortë speciale policie gjatë të gjithë kohës dhe besojmë tek aftësitë e Policisë shqiptare”.

“Kemi gjithashtu personel sigurie tonin për të gjithë delegacionin. Do të akomodohemi në të njëjtin hotel ku ishte edhe kombëtarja serbe. Çdo stërvitje do të zhvillohet në Tiranë”.

“Kemi parë çdo lloj provokimi, por nëse kjo ndodh në Shqipëri, do të përgjigjemi në fushë. Jemi të interesuar për sport dhe jo politikë”, tha Milosh Vazur, menaxher i Partizanit të Beogradit.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori