LAJMI I FUNDIT:

Paris Saint-Germain 2-1 Toulouse, notat e lojtarëve – Hakimi më i miri

Paris Saint-Germain 2-1 Toulouse, notat e lojtarëve – Hakimi më i miri

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Toulouse në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligue 1.

Kampioni aktual francez ka vazhduar serinë pozitive dhe fitoren, pasi ka mposhtur Toulouse në ndeshjen e zhvilluar në Parc des Princes.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Achraf Hakimi (38’) dhe Lionel Messi (58’) për vendasit, ndërsa Branco van den Boomen (20’) për mysafirët.

Paris Saint-Germain nuk gabon, mposht Toulousen dhe rrit epërsinë me ndjekësit
Lexo po ashtu Paris Saint-Germain nuk gabon, mposht Toulousen dhe rrit epërsinë me ndjekësit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli maroken, Hakimi, i cili pas golit dhe asistimit u vlerësua me notë 8.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Maxime Dupe, Rasmus Nicolaisen dhe Fares Chaibi të mysafirëve që u notuan me 6.3.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/