ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Paris Hilton dukej mahnitëse në bikini me ngjyrë të kuqe teksa ndau një puthje romantike me të fejuarin Carter Reum në jahtin luksoz.

Derisa po shëtitnin përreth Francës, ylli 40-vjeçar dukej në kulmin e lumturisë me partnerin e saj në pushimet në Corsica dhe Sardinia, shkruan DailyMail.


“Vera e dashurisë”, ka përshkruar Paris fotografitë e publikuara. “Pata pushimet më relaksuese duke shijuar ujërat e Corsica dhe Sardinia bashkë me të fejuarin tim”, shkruan më tej.

parishilton 241193720 434954421239077 8556114207920858674 n Foto: Paris Hilton/Istagram

“Mezi po pres të kthehem përsëri”, vazhdoi Paris, duke pyetur fansat se ku duhet të shkojnë ata për muajin e mjaltit.

Në disa fotografi që i ka publikuar gjatë vikendit, biondina e famshme u shfaq me bikini shumëngjyrëshe, taka të larta nga Valentino dhe një palë syze dielli.

parishilton 241314053 392445845932366 6350777800063387310 n Foto: Paris Hilton/Instagram

Ajo dhe i fejuari i saj, Reum, pritet të martohen këtë vit me një ceremoni që pritet të shfaqet në televizion si “reality show”, për fansat e saj.

Paris muajin e kaluar, në “The Tonight Show” tha se do të veshë 10 fustane të ndryshëm në ditën e saj më të veçantë.

parishilton 241313861 382897686635632 6115811990872106765 n Foto: Paris Hilton/Instagram

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë edhe disa projekte muzikore.

Për të shënuar 15-vjetorin e albumit debutues, Paris u premtoi fansave në një postim në Instagram se do të rikthehet në studio për të regjistruar këngë të reja, në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Screenshot 15 1 Foto: Getty Images