LAJMI I FUNDIT:

Paratici: Juve nuk e ka kontaktuar Guardiolan

Paratici: Juve nuk e ka kontaktuar Guardiolan
Fabio Paratici (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka konfirmuar se ata nuk do ta prezantojnë trajnerin e ri derisa të përfundojë ky sezon, por ka thënë se nuk e kanë kontaktuar Pep Guardiolan.

Zonja e Vjetër është duke u përballur me Sampdorian në xhiron e fundit në Serie A për sezonin 2018/19, andaj janë duke e pritur përfundimin e këtij edicioni para se ta prezantojnë trajnerin e ri.


Massimiliano Allegri ka konfirmuar para disa ditësh se do të largohet nga Juventusi pas pesë vitesh, andaj Paratici ka bërë të ditur se në qershor do ta prezantojnë trajnerin e ri.

Pep Guardiola (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ne nuk jemi këtu për të shkruar ballinat e gazetave apo për të shpikur ndonjë gjë, ne jemi këtu vetëm për të ndërtuar një skuadër. Ne do të punojmë në bazë të rregullores tonë dhe do ta emërojmë në muajin tjetër trajnerin tonë të ardhshëm”, ka thënë drejtori i Juventusit për DAZN.

Gjashtë kandidatët për ta zëvendësuar Allegrin te Juventusi
Lexo po ashtu Gjashtë kandidatët për ta zëvendësuar Allegrin te Juventusi

“Kontaktet me Pep Guardiola? Kjo botë është e çuditshme. Ne nuk e kemi kontaktuar kurrë Guardiolan dhe nuk kemi menduar për të. Ai është nën kontratë, kështu që duket shumë e çuditshme. Ne dimë se bota jonë duket kështu dhe duhet ta pranojmë atë”, ka shtuar më tej Paratici. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori