LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten

Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në parashikimin e motit nga IHMK. /Telegrafi/