LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Manchester United – Hull City

Parashikim: Manchester United – Hull City

Manchester United do të mundohet t’i rikthehet fitoreve pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.

Vendi: Old Trafford, Manchester
Koha: 01 shkurt (e mërkure), 21:00


Lajmet rreth ekipeve

Manchester United

Eric Bailly është kthyer prej kampionatit të Kupës së Afrikës, ku ka pësuar një lëndim të vogël dhe si pasojë e kësaj do të humbasë takimin me Hullin.
Menaxheri i Manchester Unitedit ka bërë shumë ndryshime në fitoren e thellë prej 4-0 kundër Wiganit dhe do të rikthejë në formacionin e parë Michael Carrickun, David De Gean, Paul Pogban, Antonio Valencian dhe Zlatan Ibrahimovicin.
Anthony Martial kishte dy asistime në sfidën e fundit dhe mbetet të shihet nëse është e mjaftueshme për ta bindur Jose Mourinhon.
Luke Shaw gjithashtu mund të mbetet jashtë fushave të blerta pasi që ritmin e takimeve të njëpasnjëshme nuk mund ta përballojë pas rikthimit prej lëndimit të tmerrshëm.

Hull City

Curtis Davies ka pësuar edhe një lëndim në humbjen e papritur kundër Fulhamit në FA Cup dhe nuk ka gjasa të shërohet për takimin në Old Trafford.
Dieumerci Mbokani gjithashtu ka gjasa të mos jetë i gatshëm për ndeshjen pasi që të hënën u eliminua me kombëtaren e Kongos prej Kupës së Kombeve të Afrikës. Trajneri Marco Silva pritet të jetë pa nëntë lojtarë të tjerë në ekipin e parë.
Me Andrew Robertsonin që pritet t’i bashkohet skuadrës së Burnleyt, Josh Tymon mund të thirret në krahun e majtë.

Top lojtarët

A e dini se…?

Hulli ka pësuar humbje në nëntë ndeshjet e fundit si mysafirë në Ligën Premier.
United ka fituar pesë ndeshjet e fundit si vendas kundër Hullit.
Hulli ka dështuar të shënojë një gol në gjashtë ndeshjet e fundit si mysafirë në Ligën Premier.
United është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit të Ligës Premier.
Manchesteri ka shënuar të paktën dy gola në pesë ndeshjet e fundit si vendas ndaj Hullit.

Analiza

Manchester United ka fituar pesë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Hullit dhe nuk ka pësuar humbje prej muajit shtator të vitit të kaluar kur ka luajtur para shikuesve të vetë në stadiumin Old Trafford.
Hull ka humbur nëntë ndeshjet e fundit si mysafirë në të gjitha garat dhe ka shënuar gol në vetëm dy prej këtyre ndeshjeve.
Jose Mourinho ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës e cila ka nisur të jap frytet e saja dhe pritet t’i rikthehet rezultateve pozitive.

Parashikimi: Manchester United 2-0 Hull City

Në trend Sport

Më shumë
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Ten Hag bën një arsyetim banal për humbjen e shkaktuar nga Arsenali

Ten Hag bën një arsyetim banal për humbjen e shkaktuar nga Arsenali

Premier League
Kalo në kategori