Parashikimi: Crystal Palace - Manchester United

10:"© REUTERS

Manchester United do të mundohet të shënojë edhe fitoren e dytë rresht në Ligën Premier ndërsa Crystal Palace do të kërkojë të realizojë fitoren e dytë në gjashtë ndeshjet e fundit. Vendi: Selhurst Park
Koha: 13 dhjetor (e martë), 21:00
Antonio Valencia është i suspenduar pasi morri kartonin e pestë të verdhë të dielën, e cila gjë i ka shkaktuar probleme Jose Mourinhos në krahun e djathtë. Luke Shaw ende është në dyshim, Ashley Young ose Tim Fosu-Mensah mund të zëvendësojnë Valencian.
Eric Bailly u la çuditërisht në stol gjatë fundjavës, por mund të startojë në ndeshjen kundër sulmuesit Christian Benteke, i cili deri në momentin e fundit nuk dihet nëse do të luajë.
Crystal Palace
Jason Puncheon nuk do të luajë shkaku i kartonit të kuq dhe dhe kjo do të thotë se Yohan Cabaye do të mund të startojë prej minutës së parë kundër Unitedit.
James Tomkins nuk ka arrit të rikuperohet dhe me gjasë do të humbas përballjen me United, ndërsa në fushë mund ta shohim Martin Kellyn.
Pape Soaure, Connor Wickham dhe Steve Mandanda janë të lënduar, ndërkohë që Loic Remy ka filluar stërvitjet në palestër.
Crystal Palace ka shënuar më pak se dy gola në 8 ndeshjet e fundit kundër Man Utd në të gjitha garat.
Por, Palace ka shënuar të paktën 3 gola në 3 ndeshjet e fundit të Ligës Premier.
Man Utd janë të pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit kundër Crystal Palace në të gjitha garat.
Në katër ndeshjet e fundit të Ligës Premier të United nuk janë shënuar më tepër se 2 gola.
Crystal Palace ka pranuar së paku 2 gola në 6 ndeshjet e fundit të Ligë s Premier.
Man Utd janë të pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit të Ligës Premier.
Crystal Palace janë të pamposhtur në dy ndeshjet e fundit, por janë katër pikë larg vendit të fundit të tabelës së Ligës Premier.
Alan Pardew do të ketë ndeshje të vështira edhe javët në vazhdim pasi do të përballet me Chelsean dhe Arsenalin.
Parashikimi: Crystal Palace 1-2 Manchest United

Nga
Telegrafi
14/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate











































