LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Real Madrid – La Coruna

Parashikim: Real Madrid – La Coruna
Festa e Sergio Ramos

Real Madridi do të tentojë të përgjigjet në duelin ndaj La Corunas pas barazimit me Dortmundin në Bernabeu.

Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid
Koha: 10 dhjetor (e shtunë), 20:45


Santiago Bernabéu (Real Madrid)

Lajmet rreth ekipeve

Real Madrid
Toni Kroos dhe Alvaro Morata janë rikthyer në aksion në Ligën e Kampionëve ndaj Dortmundit gjatë javës dhe nuk do të rrezikohen për një start.
Pepe mund të jetë në vend të Varanes i cili ka luajtur shumë në ndeshjet e fundit, teksa Danilo po ashtu do të zëvëndësojë Carvajalin në krah.
Kovacic do të garojë me Casemiron për mesfushën defensive, me Iscon i cili do të ketë rastin të startojë pasi qëndroi në stol në mesjavë.

Real Madrid pa Balen dhe Coentraon para duelit ndaj La Corunas
Lexo po ashtu Real Madrid pa Balen dhe Coentraon para duelit ndaj La Corunas

Deportivo La Coruna
Asnjë ndryshim nuk pritet nga Garitano prej javës së kaluar, teksa Deportivo fitoi me rezultat 3-1 ndaj Real Sociedadit.
Florin Andone do të jetë në sulm pasi shënoi dy herë në ndeshjen e fundit, teksa Ryan Babel do të jetë nga starti në fushë.
Carles Gil pritet të luajë në krahun e djathtë sidomosm pasi Gama është i lënduar, teksa Fernando Navarro preferohet ndaj Luisinhos në krahun e majtë.

benzi-12

Top lojtarët

rea-dep

A e dini se?

Real Madridi i ka fituar 17 ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga.

Janë shënuar së paku tri gola në 20 nga 23 ndeshjet e Real Madridit në shtëpi.

Real Madridi i ka fituar nëntë ndeshjet e fundit ndaj Deportivos në të gjitha garat.

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në 17 ndeshjet e fundit nga 20 të tilla në La Liga.

Real Madridi ka fitaur në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Deportivos në krejt garat.

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në shtatë ndeshjte e fundit ndaj Deportivos në të gjitha garat.

Real Madridi ka mbajtur portën të pa prekur në tri ndeshjet e fundit ndaj Deportivos në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit të Deportivos në të gjitha garat.

Deportivo ka dështuar që të fitojë në shtatë ndeshjet e fundit në udhëtim në La Liga.

Deportivo ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit.

Formacionet e mundshme: Real Madrid - La Coruna
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Real Madrid - La Coruna

Analiza

Karim Benzema do të jetë në formë ndaj Deportivos pas dy golëshit ndaj Dortmundit që e ktheu në formë atë.

Vendasit kanë pranuar gol në pesë ndeshjet e fundit në La Liga, por janë të pamposhtur në 26 ndeshjet e fundit në La Liga, që është një rekord më vete.

Deportivo ka fituar vetëm një nga 19 ndeshjet e fundit në La Liga, por ndeshja e fundit tregoi se gjëra të papritura mund të ndodhin nga një skuadër të ka forcë ofensive.

Parashikimi: Real Madrid 4-2 Deportivo La Coruna

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori