LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Man. Utd – Sunderland

Parashikim: Man. Utd – Sunderland

Manchester United është tejet i interesuar të vazhdojë ringritjen dhe viktima e radhës besohet se do të jetë Sunderland.

Vendi: Old Trafford, Mançester
Koha: 26 dhjetor (e hënë), 16:00

Lajmet rreth ekipeve

Manchester United
Chris Smalling u rikthye në ekipin e parë pas afro dy muajsh jashtë fushave me një lëndim në gishtin e madh në minutat vendimtare të fundit të United ndaj WBA-së. Eric Bailly pritet që të kthehet në formacion për ndeshjen festive.
Henrikh Mkhitaryan mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi në gju, por pritet që të kthehet në formacion ndaj Sunderlandit të hënën. Luke Shaw mbetet jashtë fushave.
Rooney ka startuar në secilën prej dy ndeshjeve të fundit të Unitedit në shtëpi dhe pas një kohe në stol, ai do të kthehet nga minuta e parë në formacion.

Sunderland
Adnan Januzaj nuk do të luajë ndaj ish-ekipit të tij për shkak të marrëveshjes së huazimit, ku përmendet se lojtari s’ka të drejtë të luajë ndaj Djajve të Kuq.
Billy Jones mungoi në fitoren prej 1-0 të Sunderlandit ndaj Watfordit dhe Davyd Moyes është ende pa Paddy McNair, Lee Cattermole, Lynden Gooch dhe Jack Rodëwell. Kirchoff është jashtë fushave edhe për 12 javë të tjera dhe kështu do t’i nënshtrohet një operimi në gju.

A e dini se?

Janë shënuar më pak se tri gola në pesë ndeshjet e fundit të Manchester Unitedit në shtëpi në Premier Ligë.

Manchester Untied ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit ndaj Sunderlandit në të gjitha garat.

Manchester United ka mbajtur portën të pa prekur në pesë nga shtatë neshjet e fundit ndaj Sundedrlandit në të gjitha garat.

Sunderlandi ka dështuar që të shënojë fitore në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit si mysafir në Premier Ligë.

Manchester United ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në tri ndeshjet e fundit.

Sunderlandi ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Manchester United ka fituar tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Analiza

Manchester United më në fund duket se e ka gjetur formën ideale nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe do të kërkojë që të përfundojë në mënyrë perfekte vitin 2016. Ata kanë fituar tri ndeshje radhazi në Ligën Premier për herë të parë që nga gushi, por nuk ka arritur që të fitojë katër ndeshje radhazi që nga prilli i vitit 2015.

Në mënyrë që të mbetet në luftë për titull, Untied duhet që të presë asgjë tjetër pos gjashtë pikë nga dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi ndaj Sunderlandit dhe Middlesbrought. Duke parë formën katastrofale të Sunderlandit në udhëtim, nuk pritet të jetë ky rikthim i mirë për David Moyes në Old Trafford.

Parashikimi: Manchester United 3-0 Sunderland

Në trend Sport

Më shumë
Emërohen dhe renditen top 10 talentët më të vlefshëm në Euro 2024

Emërohen dhe renditen top 10 talentët më të vlefshëm në Euro 2024

Përfaqësueset
De Zerbi arrin marrëveshje në parim me klubin e ri

De Zerbi arrin marrëveshje në parim me klubin e ri

Ligue 1
Ylli i La Ligës zbulon se kombëtarja e Brazilit i ka kërkuar të shkurtojë flokët

Ylli i La Ligës zbulon se kombëtarja e Brazilit i ka kërkuar të shkurtojë flokët

Përfaqësueset
Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakël

Sot nis Euro 2024, festivali i futbollit në Gjermani garanton spektakël

Përfaqësueset
Real Madridi do të thyejë rregullin e klubit dhe do t’i ofrojë Carvajalit marrëveshjen e re ‘të ndaluar’

Real Madridi do të thyejë rregullin e klubit dhe do t’i ofrojë Carvajalit marrëveshjen e re ‘të ndaluar’

La Liga
Lionel Messi emëron portierin më të mirë aktual në botë

Lionel Messi emëron portierin më të mirë aktual në botë

Përfaqësueset
Kalo në kategori