LAJMI I FUNDIT:

Paraqitjet fantastike në Turqi, rritet vlera e Ibro Dresevic 

Paraqitjet fantastike në Turqi, rritet vlera e Ibro Dresevic 

Ibrahim Dresevic është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, në vitin e tij të parë në elitën e futbollit turk ka treguar paraqitje fantastike.


26-vjeçari është një titullar i rregullt te skuadra nga Stamboll, Fatih Karagumruk dhe falë paraqitjeve të mira ka pasur rritje edhe në vlerën e tij.

Faqja e specializuar për vlerësimet e futbollistëve, ‘Transfermarkt’ tani e vlerëson reprezentuesin kosovar në 1,4 milionë euro.

Shqiptarët pushtojnë Superligën e Turqisë në futboll - plot 17 prej tyre luajnë në 10 skuadra elitare
Lexo po ashtu Shqiptarët pushtojnë Superligën e Turqisë në futboll - plot 17 prej tyre luajnë në 10 skuadra elitare

Para kësaj rritje Dresevic kishte vlerë prej 800 mijë euro. Ndërkohë vlera më e madhe e tij ka qenë 1,5 milionë euro në mars të vitit 2020.

Dresevic këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje me fanellën e Karagumruk ku ka realizuar edhe një gol. /Telegrafi/