LAJMI I FUNDIT:

Paraqitja e Jadon Sanchos kundër Bayernit e vërteton se ai është një nga talentet më të mëdhenj në futbollin botëror

Paraqitja e Jadon Sanchos kundër Bayernit e vërteton se ai është një nga talentet më të mëdhenj në futbollin botëror

Jadon Sancho i dërgoi botës së futbollit një mesazh të hershëm me një shfaqje të bujshme kundër Bayern Munichun në finalen e Superkupës Gjermane.

Sulmuesi anësor i Dortmundit siguroi një asistim të mrekullueshëm për shokun e skuadrës Paco Alcacer, i cili hapi rezultatin në minutën e 48-të, dhe më pas shënoi një gol të bukur pas një aksioni individual duke vulosur fitoren 2-0.


Dortmundi fiton Superkupën e Gjermanisë pas triumfit ndaj Bayernit
Lexo po ashtu Dortmundi fiton Superkupën e Gjermanisë pas triumfit ndaj Bayernit

Sancho me gjakftohtësi shndërroi rastin në gol, duke ia futur në mes të këmbëve topin portierin gjerman, Manuel Neuer.

Anglezi dita-ditës po bëhet thjesht i mirë dhe më i mirë sesa ishte dhe po i tregon botës për potencialin e tij të madh.

Që nga ardhja e tij nga Manchester City sezonin e kaluar, 19-vjeçari është përfshirë direkt në 35 gola në 56 ndeshje në të gjitha garat për klubin gjerman.

Sancho që nga ajo kohë ka shënuar 14 gola si dhe ka shtuar 21 asistime.

Edhe para finales së mbrëmshme ndaj Bayernit, Sancho dukej në formë mahnitëse, ndërsa tregoi aftësitë e tij të buta gjatë një stërvitje te Dortmundi.

Anësori sulmues 19-vjeçar ‘poshtëroi’ jo një por dy shokët e tij të skuadrës në stërvitje duke i dribluar me lehtësi.

Ai të parin e dribloi me kthim, ndërsa të dytin e ‘poshtëroi’ duke i futur topin në mes të këmbëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori