LAJMI I FUNDIT:

Parandalohet futja e cigareve të kontrabanduara, ik drejtuesi i automjetit

Parandalohet futja e cigareve të kontrabanduara, ik drejtuesi i automjetit

Oficerët doganor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë ku edhe janë gjetur cigare të kontrabanduara.

Në njoftimin e Doganës thuhet se drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve doganor për të u ndaluar dhe ka tentuar të ikë, mirëpo “falë profesionalizimit te zyrtarëve doganor dhe policor është arritur që të ndalohet automjeti kurse vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarje”.


Me këtë rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 Euro.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale, automjeti dhe mallrat (cigaret) janë sekuestruar.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori