LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërojnë shkencëtarët: Robotët do të mbysin njerëzit, sepse nuk e kuptojnë humorin

Paralajmërojnë shkencëtarët: Robotët do të mbysin njerëzit, sepse nuk e kuptojnë humorin

Avancimi i fushës së robotikës me të vetmin qëllim që të përmirësohet dhe lehtësohet jeta e njerëzve në shekullin 21, ka qenë shumë i dukshme gjatë 10 viteve të fundit, por koncepti i bisedës dhe komunikimi po shqetëson shkencëtarët.

Megjithatë, tani ka filluar të qarkullojë teoria se mësimi i gjuhës së njerëzve sa i përket inteligjencës artificiale mund të jetë e rrezikshme. Kiki Hempleman, linguist i kompjuterëve që mundohet t’ua mësojë humorin e njerëzve, pretendon se robotët do të mund të vrasin njerëz nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, pasi mund ta cilësojnë këtë veprim si “diçka qesharake”, transmeton Telegrafi.

“Inteligjenca artificiale kurrë nuk do ta kuptojë humorin si njerëzit. Ata thjesht nuk kanë nevojë për humor, pasi plotësisht e keqkuptojnë kontekstin e ndonjë fjalie”, ka shtuar ai.


“Nëse ia mësoni inteligjencës artificiale humorin e njerëzve mund të jetë diçka e rrezikshme, pasi mund ta kuptojnë humorin ndryshe dhe ta përdorin aty ku nuk duhet. Madje mund të fillojnë të vrasin njerëz duke përdorur fjalë në kuptimin qesharak, siç është ‘do të vrasë nëse më lë të pres'”, ka shtuar Hempleman.

Megjithatë, Dr Tristan Miller, shkencëtar i shkencave kompjuterike dhe linguist në Fakultetin e Teknologjisë në Gjermani, e sheh këtë çështje nga prizmi pozitiv.

“Kufijtë e inteligjencës artificiale janë pothuajse të pakufizuara, dhe teknologjia e ardhshme do të mund të ishte mjaft e avancuar, në mënyrë që robotët të mësojnë dhe njohin sarkazmin e madje edhe gjuhë të ndryshme”, ka shtuar Miller.

Megjithatë, ai pranon se shkenca është ende larg asaj ku robotët do të mund të kishin “njohuri reale rreth botës reale” në mënyrë që të mund të komunikojnë duke përdorur batuta të ndryshme.

“Gjuha kreative, e në veçanti humori, është një nga gjërat më të vështira që mund t’i pranojë dhe kuptoj inteligjenca artificiale”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori