LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërojnë protestë punëtorët teknik të Qendrës Studentore

Paralajmërojnë protestë punëtorët teknik të Qendrës Studentore

Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë të Kosovës kanë bërë të ditur se punëtorët teknik të kompanisë “Higjiena”që mirëmban qendrën studentore të Prishtinës do ta ndërpresin punën dhe do protestojnë para Qendrës Studentore.

Në një njoftim për media thuhet se arsyeja e kësaj proteste është që të paguhet stazhi i punës 0.5% nga Qendra Studentore.


“Protesta mbahet në koordinim me Sindikatën e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Protesta mbahet me 20 qershor, duke filluar nga ora 10:00 para Qendrës Studentore. /Telegrafi/