LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për një të punësuar në Policinë Pyjore të Maqedonisë, kërkoi ryshfet

Paraburgim për një të punësuar në Policinë Pyjore të Maqedonisë, kërkoi ryshfet

Prokuroria Themelore Publike Manastir njofton se ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale “Marrje e ryshfetit”.

Nga Prokuroria njoftojnë se bëhet fjalë për të dyshuarin 58-vjeçar, punonjës në Policinë Pyjore, i cili ka kërkuar drejtpërdrejt 18.000 denarë për veten e tij për të mos kryer një veprim zyrtar që do të duhej ta kryente, gjegjësisht të mos kontrollonte dëshmitarin – referentin e prerjes.


“Pasi i ka kërkuar paratë, dëshmitari e ka raportuar. Në bazë të urdhrit të prokurorit publik për zbatimin e masave të posaçme hetimore, dëshmitarit iu dhanë kartëmonedha të shënuara për të kryer pagesën. Menjëherë pas marrjes së ryshfetit, të dyshuarit i janë gjetur paratë dhe është arrestuar”.

“Prokurori publik ka vlerësuar se ekzistojnë bazat ligjore dhe i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjykata e pranoi propozimin dhe i caktoi të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/