LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj të dyshuarit për shantazh

Paraburgim ndaj të dyshuarit për shantazh

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit L.A, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale shantazhi.

Sipas gjykatës, i pandehuri L.A. dyshohet se më 21 qershor të këtij viti, ka shantazhuar të dëmtuarën K.V, duke i kërkuar dyqind 200 euro në këmbim të telefonit të saj, të cilin ditë më parë i kishte marrë dhe në rast se nuk e siguron këtë shumë të parave do t’i publikojë në “Youtube” disa foto të cilat janë në telefon të të dëmtuarës, me këto veprime i pandehuri L.A dyshohet se ka kryer veprën penale shantazhi nga neni 341 paragrafi 1 të KPRK-së,


“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori