LAJMI I FUNDIT:

Para se të pensionohej Ferguson, Ronaldo ishte shumë afër të rikthehej te Unitedi – derisa Bale kishte marrëveshje paraprake për të kaluar në Old Trafford

Para se të pensionohej Ferguson, Ronaldo ishte shumë afër të rikthehej te Unitedi – derisa Bale kishte marrëveshje paraprake për të kaluar në Old Trafford

Cristiano Ronaldo ishte pajtuar që të rikthehej në vitin 2013 te Manchester United para se të pensionohej Sir Alex Ferguson – gjë që ndikon që edhe marrëveshja për Gareth Bale të dështonte.

Legjenda e Djajve të Kuq, Patrice Evra ka zbuluar se skocezi dëshironte të rikthente portugezin në Old Trafford, pasi kishte kompletuar kalimin në vitin 2009 te Real Madridi për 95 milionë euro.

Pjesë e planeve të Fergusonit ishte edhe transferimi i Gareth Bale, mirëpo trajneri legjendar u pensionua dhe uellsiani më pas kaloi nga Tottenham Hotspuri te Real Madridi.

“E kujtoj atë kohë kur në media raportohej se Ferguson do të pensionohej dhe ai më tha: ‘Patrice, unë nuk do të pensionohem kurrë, do të vazhdojë edhe për dhjetë vite të tjera’. Por, ai u pensionua”, ka thënë Evra.

“Ai më tha pastaj se planet e tij ishin për rikthimin e Cristiano Ronaldos dhe transferimin e Gareth Bale. 99% për qind ai do të qëndronte dhe të fitonim Ligën e Kampionëve”.

“Dhe të jem i sinqertë unë e kamp pyetur Ronaldon për një gjë të tillë, mirëpo edhe pse do të rikthehej ai, Ferguson u pensionua dhe planet e tij nuk u realizuan kurrë”, ka shtuar më tej francezi.

Evra më tej bëri të ditur se pensionimi i Fergusonit kishte pilluar të gjithë lojtarët dhe e kishin të vështirë të pranonin një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori