A keni menduar ndonjëherë se çfarë ngjyre duhet të mbajë e ngjyra e verdhë e vezës? Duket se kjo është tejet e rëndësishme.
Para rreth 100 viteve, shkencëtarët kishin zbuluar se ngjyra e të verdhës së vezës caktohet nga numri i karotenoideve që përmban. Këto janë antioksidantë të cilët ndihmojnë në formimin e vitaminës A, e cila ndihmon në përmirësimin e gjendjes së eshtrave tonë. Pra, aq më e pasur që është ngjyra e të verdhës së vezës, aq më shumë vlera të shëndetshme ushqyese mban për trupat tonë, transmeton Telegrafi.
Ngjyra e të verdhës së vezës varet direkt nga mënyra se si është ushqyer pula që e ka lëshuar atë vezë.
Nëse është ushqyer kryesisht me kokrra apo drithëra, e verdha e vezës do të mbajë ngjyrë të zbehët. Por, nëse pula është ushqyer me bimë, insekte dhe misër, atëherë ngjyra do të mbajë më shumë nuanca të portokallta. Disa kompani të mëdha të vezëve e përdorin një shkallë të veçantë me 15 hije të ndryshme nga e verdha në të portokalltën për të parë kualitetin e produktit të tyre.
Në përgjithësi, preferohet të konsumoni vezë të cilat e kanë pjesën e verdhë më të ndritshme apo më të zbehtë sepse përmbajnë maksimumin e sasisë së kimikaleve të cilët i duhen trupave tonë.
Duhet cekur se ndonjëherë ngjyra e zbehtë e të verdhës së vezës shkaktohet si rezultat i ndryshimeve sezonale. Gjatë dimrit, e verdha e vezës bëhet më e zbehtë për shkak se pulat ushqehen në sasi më të vogël gjatë kësaj periudhe të vitit. Megjithatë, ngjyra e zbehtë tregon se vezët janë të kualitetit të dobët – dhe vezët e këtij lloji nuk do t’ju furnizojnë me sasinë e vlerave ushqyese për të cilat keni nevojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City