LAJMI I FUNDIT:

Paqe në ‘Stamford Bridge’, Chelsea dhe Arsenal ndajnë pikët

Paqe në ‘Stamford Bridge’, Chelsea dhe Arsenal ndajnë pikët

Nuk ka sjellë fitues derbi i javës së pestë në Ligën Premier mes Chelseat dhe Arsenal që u ndanë në paqe 0-0.

Dy skuadrat në këtë takim u futën pas fitoreve në garat evropiane ku Chelsea mposhti 6-0 Qarabagun, ndërsa Arsenali 3-1 Kolnin.


Më mirë filluan mysafirët, të cilët rrezikuan të parët nëpërmjet dyshes së sulmit Welbeck dhe Lacazette por pa sukses.

Chelsea u kundërpërgjigj me spanjollin Pedro Rodriguez por as ky i fundit nuk e arriti cakun të shënoj gol.

Cesc Fabregas pati një paraqitje të mirë ndaj ish-skuadrës së tij

Në minutën e 32-të, mesfushori kosovar Granit Xhaka provoi goditjen e tij të fuqishme por jo edhe e saktë sa për ta mposhtur portierin Thibaut Courtois.

Edhe në fund të pjesës së parë Arsenali u tregua i rrezikshëm me dyshen Ramsey dhe Lacazette, por megjithatë porta e vendasve mbeti e pamposhtur edhe pse uellsiani qëlloi shtyllën.

Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Alvaro Morata dhe Shkodran Mustafi gjatë një dueli

Të dyja skuadrat në pjesën e dytë kërkonin fitoren, ku Antonio Conte aktivizoi në lojë edhe belgun Eden Hazard, ndërsa Arsene Wenger dyshen e sulmit Sanchez dhe Olivier Giroud.

Golin Arsenali e gjeti në minutën e 75-të nëpërmjet mbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi, por megjithatë ai u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Tre minuta para fundit të ndeshjes, mbrojtësi brazilian i Chelseat, David Luiz u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për tu përjashtuar.

Deri në fund dyja skuadrat provuan shënimin e golit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Pas pesë ndeshjeve, Chelsea mbetet në pozitën e tretë me 10 pikë të tubuara, ndërkohë Arsenal në pozitën e 12-të me vetëm shtatë pikë.

Kampioni në fuqi i Anglisë, ndeshjen e radhës e zhvillon në udhëtim tek Stoke City, ndërsa Arsenal do të jetë nikoqir i West Bromwich Albion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori