LAJMI I FUNDIT:

Papa paralajmëron se bota ‘po shembet’ për shkak të ndryshimeve klimatike, kërkon veprim në COP28

Papa paralajmëron se bota ‘po shembet’ për shkak të ndryshimeve klimatike, kërkon veprim në COP28

Papa Françesku paralajmëroi të mërkurën se bota “po shembet” për shkak të ngrohjes globale, duke u kërkuar pjesëmarrësve të bisedimeve të ardhshme të klimës COP28 të bien dakord për politikat detyruese për heqjen graduale të karburanteve fosile.

“Me kalimin e kohës, kam kuptuar se përgjigjet tona nuk kanë qenë adekuate, ndërsa bota në të cilën jetojmë po shembet dhe mund të jetë afër pikës së thyerjes”, ka shkruar ai në një letër, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Por ai tha se raundi tjetër i bisedimeve të OKB-së për klimën që hapet në Dubai më 30 nëntor “mund të përfaqësojë një ndryshim drejtimi”, nëse pjesëmarrësit bëjnë marrëveshje detyruese për kalimin nga lëndët djegëse fosile në burimet e energjisë së pastër si era dhe dielli.

Vetëm një angazhim i vërtetë për ndryshim “mund t’i mundësojë politikës ndërkombëtare të rikuperojë besueshmërinë e saj”, shkroi Papa.

Enciklika e tij prej 200 faqesh në vitin 2015, me titull “Laudato Si” (“Lavdërimi qoftë për Ty”), ishte një thirrje globale për të mbrojtur Tokën dhe ndezi debat të paprecedentë për një tekst fetar, duke përfshirë komente në revista shkencore.

Muaj më vonë, pati një përparim në bisedimet e OKB-së për klimën në Paris, me pothuajse çdo komb në Tokë që u angazhua për të kufizuar ngrohjen në “shumë nën” dy gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

Por shumë dyshojnë se dokumenti i ri, i shkruar fillimisht në spanjisht, mund të ketë të njëjtin ndikim.

Megjithatë, Bill McKibben, themeluesi i 350.org, një organizatë ndërkombëtare mjedisore, tha: “Puna e udhëheqësve shpirtërorë në mbarë botën mund të jetë shansi ynë më i mirë për t’i kapur gjërat”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori