LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Në Maqedoni për fitore, nuk nënshkruaj barazimin

Panucci: Në Maqedoni për fitore, nuk nënshkruaj barazimin

Christian Panucci ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e martë) të Shqipërisë ndaj Maqedonisë.

Kombëtarja e Shqipërisë është mysafirë i Maqedonisë në ndeshjen e vlefshme për grupit G në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusia 2018.


Pas fitores ndaj Lihtenshejnit në Elbasan Arena me rezultat 2-0, trajneri Panucci shpreson që nga Maqedonia të kthehen edhe me një fitore të radhës, pasi nuk do firmoste barazimin.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Maqedonisë (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Maqedonisë (Foto)

“Jam shumë i bindur që skuadra do të jetë e gatshme për të martën në mbrëmje, pasi skuadra është mësuar të luaj shpesh dhe të rikuperohet”, ka thënë fillimisht Panucci në konferencën për shtyp.

“Ne kemi ardhur këtë dhe do futemi në fushë për të fituar, por të shohim çfarë do na sjell fati. Jemi këtu me kurajë të madhe, por nuk e firmosi barazimin”.

Sadiku kalon lëndimin, titullar ndaj Maqedonisë
Lexo po ashtu Sadiku kalon lëndimin, titullar ndaj Maqedonisë

“Kam respekt për Maqedoninë dhe i di kualitetet e tyre, por edhe ne kemi shumë cilësi dhe nuk duhet kënaqemi me një barazim”.

“Sadikur është në dispozicion të skuadrës, ai dhe të gjithë janë gati, ndërsa nesër do vendosi me çfarë formacioni të luajmë ndaj Maqedonisë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/