LAJMI I FUNDIT:

Panucci i kënaqur me të rinjt e ekipit

Panucci i kënaqur me të rinjt e ekipit

Ka mbërritur në Tiranë pasditen e së dielës, për grumbullimin e tij të parë si trajner i Shqipërisë, Christian Panucci.

Pak ditë më parë ai ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar duke zbuluar jo pak surpriza, sa i përket emrave të rinj por edhe atyre të larguar.

Në prononcimin e tij të parë për Top Channel sapo ka mbërritur Panucci shprehet i kënaqur me punën e bërë.

“Ka qenë një muaj intensiv sepse kemi punuar ashtu si duhet. Jam i kënaqur me lojtarët e rinj që kam grumbulluar, ndërkohë sa i përket atyre që nuk pranuan dhe nuk janë çfarë të them? Në jetë gjithsecili duhet të bëjë zgjedhjet e tij”, u shpreh Panucci.

Kjo do të jetë dhe aventura e tij e parë si trajner i një përfaqësueseje, por ish-mbrojtësi axurr dhe i Milanit nuk ndjen asnjë lloj emocioni.

“Nuk ndjej ndonjë emocion për këtë grumbullim të parë, jam i qetë. Jam i kënaqur dhe besoj se do të përgatitemi mirë për ndeshjen e parë”, u shpreh Panucci.

Nga dita e hënë përfaqësuesja shqiptare do të fillojë grumbullimin për dy ndeshjet e radhës eliminatore për botërorin Rusi 2018-të, me Lihteshtejnin më 2 shtator në “Elbasan Arena” dhe më 5 shtator me Maqedoninë në Strumicë. /Telegrafi/