LAJMI I FUNDIT:

Pandora Papers hap ‘kutinë e sekreteve’, kush janë disa nga 330 zyrtarët publikë në të gjithë botën që kanë ‘fshehur pasurinë e tyre’?

Pandora Papers hap ‘kutinë e sekreteve’, kush janë disa nga 330 zyrtarët publikë në të gjithë botën që kanë ‘fshehur pasurinë e tyre’?

Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash përfshirë edhe seksionin turqisht të DW, zbuluan, se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.

Investigimi i “Pandora Papers” ka zbuluar, se 35 për qind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botëror, përfshirë edhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair, mbretin e Jordanisë dhe presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, si edhe miliarderë të fuqishëm janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore.


Llogaritë offshore shpeshherë janë përdorur për të menaxhuar në mënyrë sekrete dhe për të lëvizur shuma të mëdha parash me qëllim që të fshehin pasurinë e vërtetë të personit.

Investigimi i kryer nga konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash, zbuluan, se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.

Dokumentet e ekzaminuara tregojnë shtrirjen, në të cilën operacionet sekrete offshore kanë prekur politikat financiare globale.

Ministrat e financave të Pakistanit, Holandës dhe Brazilit kanë të gjithë lidhje me kompanitë offshore, ashtu si edhe ministrat e mëparshëm të financave të Maltës dhe Francës duke përfshirë edhe ish-shefin e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn.

Sipas ICIJ, Pandora Papers tregojnë, se njerëzit e fuqishëm me pushtet, që mund të ndihmojnë t’i jepet fund sistemit të ofshoreve, në fakt janë përfitues prej këtyre sistemeve.

Ata fshehin asete në kompani dhe truste të fshehta ndërkohë që qeveritë e tyre përkatëse bëjnë pak për të ndaluar qarkullimin global të parave ilegale duke pasuruar kriminelët dhe varfëruar vendet.

Nga Blair tek Babis: Elita evropiane zbulohet

Ish-kryeministri britanik Tony Blair është deklaruar kundër evazionit fiskal për dekada të tëra, por këto dokumente zbulojnë se ai dhe gruaja e tij arritën të kenë në pronësi një godinë 8,8 milionë dollarë amerikanë (7,6 milionë euro) kur ata blenë një kompani real estate offshore nga familja e ministrit të Industrisë dhe Turizmit të Bahrenit, Zayed bin Rashid al Zayani.

Duke blerë aksionet e kompanisë dhe jo godinën direkt, Blair dhe gruaja e tij Cherie arritën të mënjanojnë pagesën e taksës për pronën në shumën 400.000 dollarë amerikanë.

Blair dhe al Zayani thanë, se fillimisht ata nuk dinin për implikimin e njeri-tjetrit në këtë marrëveshje, Cherie Blair tha, se burri i saj nuk ishte i involvuar në transaksion. Kompania tani është mbyllur.

Emri në Pandora Papers i del gjithashtu kryeministrit çek Andrej Babis, një miliarder që erdhi në pushtet më 2017 me premtimin për të luftuar korrupsionin.

Pandora Papers: Sa para janë të fshehura në oazet fiskale dhe ku - si ndodhi rrjedhja e informacionit dhe verifikimi i tij?
Lexo po ashtu Pandora Papers: Sa para janë të fshehura në oazet fiskale dhe ku - si ndodhi rrjedhja e informacionit dhe verifikimi i tij?

Regjistrimet e bëra publike tregojnë, se më 2009 Babis pagoi 22 milionë dollarë në një zinxhir kompanish guaskë për të blerë rezidencë me dy pishina dhe një kinema në një fshat në majë të kodrës në rivierën franceze pranë qytetit të Kanës.

Investigace.cz zbuloi se pronësia e kompanive guaskë dhe e shtëpive nuk ishte e përmendur në deklarimin e pasurisë së kryeministrit. Babis nuk iu përgjigj kërkesës së gazetarëve për prononcim lidhur me këtë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, gjithashtu ka aksione në një kompani guaskë të regjistruar në British Virgil Islands.

Një muaj përpara zgjedhjes së tij si president në prill 2019 politikani i shiti qetësisht aksionet e kompanisë së tij Malteks si përfitues një personi që është mik i tij i ngushtë dhe partner biznesi, Sergiy Shefir.

Një dokument i datuar në qershor 2019 tregon, se Shefiri i mori aksionet në Malteks pasi ai kishte nisur të punonte në administratën e Zelenksit.

Enigma e Kenyatta-s

Presidenti Kenyatta që vjen nga një prej dinastive më të njohura politike të Kenias ka bërë fushatë për një platformë antikorrupsioni dhe ka bërë presion për transparencë në politikë.

Por regjistrimet e publikuara tregojnë se Kenyatta dhe nëna e tij janë përfitues të kompanive të firmave offshore të fondacioneve sekrete në Panama. Antarë të tjerë të familjes përfshirë edhe vëllezër e motra zotërojnë pesë kompani e firma offshore me vlerë më shumë se 30 milionë dollarë, sipas regjistrimeve.

Kenyatta dhe familja e tij nuk iu përgjigjën pyetjeve të ICIJ-së.

Mbretëria arabe: Kurora peshon rëndë

Pandora Papers zbulojnë pronarët e vërtetë të më shumë se 29 mijë kompanive e firmave offshore.

Disa nga këto firma janë përdorur për të fshehur llogari bankare me emra të tjetërsuar, jet-e private, jahte, rezidenca dhe vepra arti të nivelit të Picasso-s dhe Banksy-t.

Mbreti Abdullahu i II i Jordanisë ka blerë në kohën e revoltave të pranverës arabe tri rezidenca në bregdet në Malibu, Kaliforni me një shumë totale prej 68 milionë dollarësh përmes firmave offshore, në një kohë që jordanezët mbushnin rrugët duke protestuar kundër korrupsionit dhe papunësisë.

Dokumentet sekrete kanë demaskuar gjithashtu princeshën e Marokut, Lalla Hasnaa si pronare e një kompanie guaskë që bleu një rezidencë 11 milionë dollarë në afërsi të pallatit Kensington në Londër.

Hasnaa e realizoi blerjen duke përdorur fonde nga “familja mbretërore marokene”. Sipas informacionit të rrjedhur nga këto dokumenta ajo është listuar me profesionin “princesa”.

Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe emiri i Duabit, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ishte një aksioner i tri kompanive të regjistruara në fshehtësi. Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, vazhdon të përdorë kompanitë offshore për të bërë investime, të menaxhojë pasurinë e tij duke e ruajtur atë në favor të familjes së tij.

Panama Papers kanë zbuluar, se super jahti i tij me vlerë 300 milionë Dollarë është menaxhuar nga kompani offshore.

Yje të sportit dhe të muzikës pop – këngëtarja kolumbiane Shakira dhe ish-super ylli i cricket-it Sachin Tendulkar nga India janë ndër emrat e tjerë që janë të implikuar në asetet offshore.

Avokati i Shakirës tha, që llogaritë e saj offshore janë të deklaruara dhe nuk i kanë sjellë asaj ndonjë avantazh për sa u përket tatimeve.

Ndërkohë avokati i Tendulkar-it nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve.

Mbi 130 miliarderë janë të ekspozuar

Udhëheqësi populist çek Babis nuk është i vetmi miliarder i zbuluar. Më shumë se 130 të tjerë nga Turqia, Rusia, India, SHBA, Meksika dhe vende të tjera kanë lidhje me llogaritë offshore.

Miliarderi dhe ndërtuesi i niveleve të larta Erman Ilicak nga Turqia ka lidhje me dy kompani offshore, të dyja këto të regjistruara në emër të mamasë së tij në vitin 2014. Njëra nga kompanitë ka asete nga konglomerati familjar i ndërtimit me fitim 105,5 milionë dollarë nga dividentët gjatë vitit të parë të aktivitetit.

Këto të dhëna zbulohen nga regjistrime konfidenciale financiare.

Që nga koha e bërjes publike të këtyre të dhënave z. Illicak nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë.

Kompania turke e Ilicak Ronesans Holding ishte përgjegjëse për ndërtimin e pallatit presidencial të shumë përfolur me 1150 dhoma për presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Seksioni i DW-së në gjuhën turke është i vetmi që ka marrë pjesë në këtë investigim, sepse në Turqi vazhdon përndjekja dhe censurimi i gazetarëve dhe redaksive vendase të lajmeve. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori