LAJMI I FUNDIT:

Pandora Papers: Sa para janë të fshehura në oazet fiskale dhe ku – si ndodhi rrjedhja e informacionit dhe verifikimi i tij?

Pandora Papers: Sa para janë të fshehura në oazet fiskale dhe ku – si ndodhi rrjedhja e informacionit dhe verifikimi i tij?

Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash, zbuluan, se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.

Investigimi i “Pandora Papers” ka zbuluar, se 35 për qind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botëror, përfshirë edhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair, mbretin e Jordanisë dhe presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, si edhe miliarderë të fuqishëm janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore.


Llogaritë offshore shpeshherë janë përdorur për të menaxhuar në mënyrë sekrete dhe për të lëvizur shuma të mëdha parash me qëllim që të fshehin pasurinë e vërtetë të personit, shkruan DW.

Sipas shkrimit në fjalë, dokumentet e ekzaminuara tregojnë shtrirjen, në të cilën operacionet sekrete offshore kanë prekur politikat financiare globale.

Por pse janë problematike oazet fiskale?

Kështu mund të shpjegohet përmbledhtas se si funksionojnë kompanitë offshore: Me një çmim fillestar prej vetëm disa qindra dollarësh ofruesit mund të ndihmojnë klientët të themelojnë një kompani offshore, poseduesit real të së cilës mbeten konfidencialë.

Ose kundrejt një pagese prej 2.000 deri në 25.000 ata mund të themelojnë një trust, i cili në rrethana të caktuara u krijon mundësi përfituesve të kontrollojnë paratë e tyre duke mos qenë legalisht përgjegjës.

Vetëm disa manovrime me dokumentacionin dhe pak kreativitet ndihmon të mbrosh asetet nga kredidhënësi, nga detyrimet ligjore, nga mbledhësit e taksave dhe nga ish-bashkëshortet ose bashkëshortët, shkruan DW.

Zotërimi i kompanive offshore dhe veprimet e transaksioneve financiare përmes këtyre oazeve fiskale janë në disa vende më se legale, por praktikat se si realizohet kjo janë nën investigim.

Personat që përdorin këto kompani thonë, se janë të nevojshme për të operuar bizneset e tyre.

Pandora Papers hap ‘kutinë e sekreteve’, kush janë disa nga 330 zyrtarët publikë në të gjithë botën që kanë ‘fshehur pasurinë e tyre’?
Lexo po ashtu Pandora Papers hap ‘kutinë e sekreteve’, kush janë disa nga 330 zyrtarët publikë në të gjithë botën që kanë ‘fshehur pasurinë e tyre’?

Kritikët nga ana tjetër thonë, se oazet fiskale dhe operacionet offshore duhet të monitorohen më nga afër për të luftuar korrupsionin, shpëlarjen e parave dhe mosbarazinë globale.

Sipas Gabriel Zucman, një ekspert i oazeve fiskale dhe profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin e Berkeley në Kaliforni, dhjetë për qind e totalit botëror të GDP-së është depozituar në oazet fiskale.

Lakshmi Kumar, drejtore politike e Integritetit Global Financiar, i tha ICIJ-së dhe medieve se kur të pasurit fshehin paratë e tyre përmes evazionit fiskal, kjo ka një impakt direkt në jetën e njerëzve.

“Ajo prek mundësinë e fëmijëve tuaj për edukim, prek shëndetësinë, prek çdo shtëpi”, thotë ajo.

Sa para janë të fshehura në oazet fiskale dhe ku?

Për shkak të natyrës sekrete dhe komplekse të sistemit offshore nuk është e mundur të dihet shuma e saktë e pasurisë, që lidhet me evazionin fiskal dhe krimet e tjera, si edhe se deri në çfarë mase autoritetet janë në dijeni.

Shuma e përgjithshme e parave të nxjerra nga vendet me nivel të lartë taksimi drejt oazeve fiskale me taksa shumë më të ulëta nuk dihet.

Sidoqoftë sipas një studimi të bërë në vitin 2020 nga OECD me seli në Paris, së paku 11,3 biliardë dollarë mbahen offshore.

Oazet fiskale automatikisht lidhen me vendet e Karaibeve.

Por Pandora Papers tregon, se sistemet offshore veprojnë anë e mbanë globit edhe në vende si Singapori, Holanda, Irlanda, Hongkongu e madje edhe disa shtete në SHBA.

Si ndodhi rrjedhja e informacionit dhe verifikimi i tij?

Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë ia doli të sigurojë 11,9 milionë skedarë konfindecialë dhe krijoi një ekip prej më shumë se 600 gazetarësh nga 150 media, që analizuan dhe investiguan për dy vjet mbi këto skedarë.

Ata kanë rrëmuar, gjurmuar dhe zbuluar në shumë skedarë gjykatash dhe regjistrime të tjera publike nga shumë vende.

Informacionet e rrjedhura vijnë nga 14 shërbime firmash offshore nga i gjithë globi, që përbëjnë “kompani guaskë” dhe rrjete të tjera offshore për klientët që kërkojnë të mbajnë në hije aktivitet e tyre financiare.

Pandora Papers vijnë pesë vjet pas investigimeve të Panama Papers që u bënë stuhishëm publike më 2016.

Zbulimet e atëhershme çuan në kontrolle policore, ligjvënësit në shumë vende kaluan shumë ligje të reja, që gjithashtu bënë të shkarkoheshin shumë politikanë të nivelit të lartë si p.sh. kryeministrat e Islandës dhe Pakistanit. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori