LAJMI I FUNDIT:

I pandalshëm Milani, nënshtron Fiorentinan dhe rrit diferencën në krye të tabelës

I pandalshëm Milani, nënshtron Fiorentinan dhe rrit diferencën në krye të tabelës
(Foto: Twitter/AC Milan)

Tri pikë të reja për Milanin në Serie A që në San Siro ka triumfuar përballë Fiorentinas (2-0), në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë në kampionatin italian.

Edhe kjo sfidë nisi me një minutë heshtje për ta nderuar jetën dhe veprën e legjendës argjentinase të futbollit, Diego Maradona.


Alessio Romagnoli reagoi më së miri në zonë për të shënuar me kokë, pas një harkimi nga këndi të Rossonerëve (17’).

(Foto: Twitter/AC Milan)

Rezultatin e dyfishoi Franck Kessie me golin e dytë të shënuar nga penalltia (27’). Kessie e pati mundësinë ta shënonte edhe golin e tretë, mirëpo portieri Bartlomiej Dragowski e mbrojti njëmbëdhjetëmetërshin e dytë në minutat e fundit të pjesës së parë.

(Foto: Twitter/AC Milan)

Në fraksionin e dytë nuk u shënuan gola, ashtu që kuqezinjtë regjistruan fitore komode dhe tri pikë shumë të rëndësishme.

Milani numëron 23 pikë në krye të tabelës, pesë më shumë se Interi dhe Sassuolo që e ndjeklin në pozitat dy dhe tre. Fiorentina mbetet në vend të 16-të me vetëm tetë pikë të arkëtuar pas nëntë xhirosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori