LAJMI I FUNDIT:

Video që tregon se si policia rrahu brutalisht dy persona në Shtime

Video që tregon se si policia rrahu brutalisht dy persona në Shtime

Arben Ademi dhe Diamant Hetemi po festonin rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit rreth orës 21:00 në qytetin e Shtimes.

Mirëpo, nata festive ishte kthyer në një natë tmerri për Ademin dhe Hetemin.


Gjithçka kishte nisur kur një patrullë policore i kishte ndaluar ata shkaku i vozitjes dhe i kishte udhëzuar të vazhdonin direkt në Stacionin Policor në Shtime.

Atje, dy qytetarët ishin keqtrajtuar fizikisht nga tre zyrtarët policorë të këtij stacioni: Adnan Ramadani, 39-vjeç, Afrim Rexhepi, 42 vjeç dhe Mehmet Beqaj, 52 vjeç.

Pas rreth dy muajve nën hetime, ndaj dy rreshterëve dhe zyrtarit policor është ngritur kallëzim penal nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” pranë Prokurorisë Themelore të Ferizajt.