LAJMI I FUNDIT:

Palmieri gjithnjë e më afër kalimit te Juventusi

Palmieri gjithnjë e më afër kalimit te Juventusi

Juventusi thuhet se është shumë afër që ta transferojë Emerson Palmierin nga Chelsea.

Mbrojtësi  braziliano-italian nuk po luan rregullisht te The Blues dhe Zonja e Vjetër po tenton ta rikthejë atë në Serie A.


Ish-anëtari i Romës mund të largohet nga skuadra londineze, vetëm nëse këta të fundit arrijnë ta transferojnë Ben Chilwellin nga Leicesteri.

Sky Sports raporton se Chelsea mund ta transferojë mbrojtësin anglez, për t’i hapur kështu rrugë kalimit të 25-vjeçarit në Torino.

Juventus insiston për transferimin e Emersonit
Lexo po ashtu Juventus insiston për transferimin e Emersonit

Blutë kërkojnë 30 milionë euro nga shitja e mbrojtësit italian, derisa Juventusi thuhet se ka ofruar 15 milionë.

Së pari Chelsea duhet ta përfundojë marrëveshjen për Chilwellin e më pas të kryhet edhe kalimi i Palmierit në Itali, por që në garë është edhe Interi. /Telegrafi/