LAJMI I FUNDIT:

Pak ditë pasi u nda nga burri i saj, bukuroshja ukrainase shihet në krahët e Leonardo DiCaprios në Saint Tropez

Pak ditë pasi u nda nga burri i saj, bukuroshja ukrainase shihet në krahët e Leonardo DiCaprios në Saint Tropez

Një 22-vjeçare misterioze u fotografua duke festuar me Leonardo DiCaprion në Saint Tropez, në të njëjtën kohë kur ajo filloi të përdorte mbiemrin e saj të vajzërisë pas divorcit nga burri i saj – gjyshi i të cilit ishte i pari i kolonelit Muammar Gaddafi.

DailyMail mund të zbulojë se Maria Beregova u nis për në jug të Francës pas ndarjes me bashkëshortin e saj, Ahmed Masoud Abdelhafid, 30 vjeç.

Ukrainasja mahnitëse iu rikthye mbiemrit të saj të vajzërisë Beregova gjatë udhëtimit, ku u fotografua me Leon, 47 vjeç.

Ish-bashkëshorti i saj Abdelhafid, i cili drejton një perandori pronash dhe mode në Monako, është nipi i një ministri të brendshëm dhe shërbëtor besnik i despotit të pamëshirshëm Gaddafi.

Leonardo DiCaprio ndahet nga dashura e tij Camila Morrone pas katër vitesh së bashku
Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio ndahet nga dashura e tij Camila Morrone pas katër vitesh së bashku

Massoud Abdelhafid u etiketua si ‘krahu i djathtë’ dhe ‘enciklopedia në këmbë’ e diktatorit libian Gadaffi.

Pasi Gaddafi u rrëzua nga pushteti dhe u vra, Massoud u arratis në Kajro, ku u raportua se kishte vdekur nga sëmundja në vitin 2015.

Beregova u rrit në Zvicër, duke ndjekur një shkollë private me konvikt, por aktualisht jeton në Londër ku po studion për të marrë përsipër ndërmarrjen farmaceutike të familjes së saj.

Këto pamje të dyshes vijnë pak kohë pasi ylli i filmit “Titanic” u nda nga e dashura e ti je deritanishme, Camila Morrone, 25 vjeçe, pas katër vitesh lidhje.

Ylli i filmit “Revenant”, i cili është 22 vjet më i madh se Camilas, u njoh për herë të parë me Camilan në vitin 2008, kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe.

Beregova postoi disa foto mahnitëse në Saint Tropez, si dhe tregoi dhomën e saj luksoze në “Villa Belrose” – vend ku një natë qëndrimi kushton 1,220 dollarë/euro në korrik.

Ajo u fotografua e veshur me një mini fustan të zi me jakë të hollë nga marka “Noma Kamali”, që kushton 150 dollarë/euro, kombinuar me pompa argjendi dhe diamanti 1,100 dollarësh/eurosh të markës “Mach & Mach”.

Është e paqartë se kur është rënë dakord për divorcin me bashkëshortin e saj dhe nëse ka pasur një marrëveshje, por mendohet se është finalizuar në Monako ku dyshja jetonin.

Vëllai i Abdelhafid, Massoud, 32 vjeç, u martua me rusen magjepsëse, Anastasia Fuks, 27 vjeçe, në një ceremoni luksoze të Rivierës Franceze me një tortë 10 metra dhe një fustan të shtrenjtë 5000 dollarë/euro në vitin 2016.

Është e paqartë nëse çifti është ende bashkë, por Fuks është vajza dhe trashëgimtarja e Pavel Fuks, një manjati i rëndësishëm zhvillimi në Moskën e Vladimir Putinit.

Ajo e ndjek yllin e filmit “Titanic” në Instagram, por ai nuk e ndjek llogarinë e saj.

Aktori, 47 vjeç, zgjodhi një pamje të thjeshtë gjatë daljes dhe veshi një këmishë blu, të cilën e kombinoi me një palë xhinse të errëta.

Leonardo kishte gjithashtu një kapele të zezë bejsbolli, por u rrethua nga një grup i madh shokësh teksa ktheheshin në orët e para të mëngjesit.

DiCaprio mbante pjesën e sipërme të hapur në qafë, e cila tregonte një pamje të gjoksit të tij të zhveshur dhe një gjerdan të thjeshtë argjendi.

Në të njëjtin udhëtim, Leo u fotografua duke kaluar një kohë të mirë me mikun Tobey Maguire në një varkë për në Le Club 55 në St Tropez.

Maguire ishte pjesë e tij famëkeqe “Pussy Posse” – një grup i cili kaloi disa vite në vitet ’90 duke festuar në të gjithë New Yorkun, me anëtarë duke përfshirë: David Blaine, Jay Ferguson, Josh Miller, Ethan Suplee dhe Scott Bloom.

Fituesi i çmimit “Oscar” u nda me të dashurën e tij shumë më të re Morrone ‘në heshtje’, duke i dhënë fund lidhjes së tyre në fillim të kësaj vere, tha një burim për The Sun të martën.

Burimet e afërta me DiCaprion pohuan për tabloidin britanik se ai dhe Morrone ishin ndarë kohët e fundit.

“Leo dhe Camila i dhanë fund lidhjes së tyre gjatë verës”, tha një burim. “Nuk ka ndjenja të këqija mes tyre. Thjesht erdhi në një përfundim të natyrshëm”.

Ylli i filmit “The Revenant”, i cili është 22 vjet më i madh se Camila, u prezantua për herë të parë me të në vitin 2008, kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe.

Miku i tij i vjetër Al Pacino, i cili kishte vite që ishte në lidhje me nënën e Camilas, Lucila Solá, bëri prezantimet dhe Leonardo mbeti miq me familjen.

Leonardo dhe Camila u bashkuan zyrtarisht diku në vitin 2017, pas ndarjes së tij me modelen Nina Agdal vetëm disa ditë para Festivalit të Filmit në Kanë.

Të dy e ngritën profilin e marrëdhënies së tyre vitin e ardhshëm, kur morën pjesë së bashku në festën e ditëlindjes së Ellen DeGeneres dhe u panë më vonë gjatë vitit duke u përqafuar në festivalin Coachella.

Tani Camila duket se i është bashkuar rradhës së ish-të dashurave të Leos, ku për rastësi asnjëra prej të cilave nuk dihet se ka pasur lidhje me aktorin pas moshës 25-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori