LAJMI I FUNDIT:

Pak ditë pasi fituan titullin – Wrexham liron plotë 11 lojtarë

Pak ditë pasi fituan titullin – Wrexham liron plotë 11 lojtarë

Wrexham ka liruar gjithsej 11 lojtarë pak ditë pasi fitoi titullin në ligë.

Red Dragons, të mbështetur nga dyshja e Hollywood-it, Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney do të luajnë në Ligën e Dytë për herë të parë që nga viti 2008, pasi fituan Ligën Kombëtare në mënyrë mahnitëse.


Wrexham tashmë po përgatitet për sezonin e ardhshëm dhe ka identifikuar një numër objektivash kryesore në afatin kalimtar të verës.

Pronarët e Wrexham duan rikthimin e Gareth Bale nga pensionimi
Lexo po ashtu Pronarët e Wrexham duan rikthimin e Gareth Bale nga pensionimi

Megjithatë, ata do të duhet të respektojnë rregulloret strikte të pagave pasi klubet janë në gjendje të shpenzojnë vetëm 55 për qind të buxhetit së tyre për paga.

Por, klubi ka publikuar listën e tyre me lojtarët që qëndrojnë dhe ata që janë liruar.

Paul Mullin, golashënuesi i 38 golave ​​në triumfin e tyre për titull, i është zgjatur marrëveshja – së bashku me Mark Howard dhe Anthony Forde.

Të rinjve Scott Butler dhe Aaron James do t’u zgjaten kontratat, ndërsa Owen Cushion ka një marrëveshje të parë profesionale në tryezë.

Liam McAlinden do të marrë një ofertë të re, ndërsa ka një përditësim për situatën e Ben Foster. 40-vjeçari kishte thënë se do të duhej të largohej, por që pasi ndihmoi Wrexham të siguronte promovimin – duket se do të vazhdojë.

Harry Lennon po tërhiqet nga futbolli në moshën 28-vjeçare pasi lëndimet e kufizuan atë në vetëm dy paraqitje në edicionin promovuese.

Në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare, kampionët e Ligës Kombëtare falënderuan të 11 lojtarët për kontributin e tyre.

Këtu është lista e plotë e lojtarëve të liruar:

Ryan Austin

Kai Calderbank-Park

Malik Dijksteel

Reece Hall-Johnson

Jake Hyde

Harry Lennon

Rory Watson

Tom Jenkins

Dan Jones

Louis Lloyd

Will Mountfield. /Telegrafi/