Bashkimi Evropian ka ngritur një padi ndaj korporatës teknologjike Google me akuzën se kjo kompani po abuzon me pozitat dominuese që zotëron kundrejt kompanive që prodhojnë telefona Android.
Komisioni Evropian ka paraqitur një shkresë zyrtare ku kundërshton mënyrën se si po operon gjiganti amerikan i teknologjisë.
Në mocionin e mosbesimit të hartuar nga Bashkimi Evropian shkruhet se Google në shkelje të plotë të rregullave i kërkon kompanive që prodhojnë celularët android të instalojnë paraprakisht aplikacionet Google Search dhe Google Chrome, diçka që bie ndesh me ligjin e konkurrencës.
Në këtë mënyrë, kompania amerikane nuk e lejon konsumatorin të zgjedhë aplikacionin që dëshiron të instalojë.
“Kemi zbuluar se Google po përdor një strategji në pajisjet celularëve për të mbrojtur dhe zgjeruar pozitat dominuese në fushën e internetit. Strategjia konsiston në vendosjen e disa kushteve për kompanitë prodhuese të telefonave android”, deklaroi komisionerja evropiane për Konkurrencën Margret Vestager.
Kjo është padia e dytë që Bashkimi Evropian përp ilon kundër kompanisë amerikane, pasi në vitin 2010 e akuzoi për promocion të paligjshëm në rrjet, ç’ka dëmtonte konkurrencën e ndershme. Kjo çështje ende nuk ka marrë zgjidhje.
“Google” ka 12 ditë kohë për t’iu përgjigjur akuzave dhe në një deklaratë për shtyp ka theksuar se celularët Android janë të ndërtuar mbi bazën e një software që i pranon inovacionet, pa vendosur kushte.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251