LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në Stamboll, në sesionin e 33-të të COMCEC-ut

Pacolli në Stamboll, në sesionin e 33-të të COMCEC-ut

Me ftesë të Qeverisë së Turqisë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është duke e përfaqësuar Republikën e Kosovës në sesionin e 33-të të COMCEC-ut, Organit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Tregtarë të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që po i zhvillon punimet e saj në Stamboll të Turqisë.
Në sesionin e pasdites, Pacolli, do t’i adresohet edhe më një fjalim sesionit ministror të njëzet e katër Ministrave të Ekonomisë dhe Punëve të Jashtme të shteteve anëtarë të kësaj Organizate, të pranishëm në këtë takim.

Pjesëmarrja e Ministrit të Jashtëm, Pacolli, në këtë ministerial është konceptuar si mundësi për të forcuar marrëdhëniet me vendet e kësaj Organizate, që tashmë e kanë njohur vendin tonë dhe njëkohësisht për të lobuar tek ato, që ende nuk e kanë marrë këtë vendim.


Në margjina të këtij ministeriali i, Pacolli, është takuar me disa delegacione dhe përfaqësues të nivelit të lartë të shteteve njohëse dhe jo-njohëse të Republikës së Kosovës.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik përbëhet nga 57 shtete anëtare, prej të cilëve 36 shtete e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. /Telegrafi/