LAJMI I FUNDIT:

Pa Mbappen dhe Neymarin, Messi do të përballet i vetëm me testin e tij më të rëndësishëm te PSG

Pa Mbappen dhe Neymarin, Messi do të përballet i vetëm me testin e tij më të rëndësishëm te PSG

Nuk do të jetë tamam si më kohët e vjetra për Lionel Messin kur ai do të drejtok sulmin e Paris Saint-Germain kundër Lorient sot (e mërkurë) në Stade Moustoir, por argjentinasi do të rikthehet në rolin e tij të zakonshëm si ylli i skuadrës së tij.

Për 17 vjet, Messi ishte praktikisht i paprekshëm me Barcelonën, dhe aq më tepër kohëve të fundit, pasi kur Barça kishte një problem për të zgjidhur, zgjidhja zakonisht ishte ‘t’i jepte topin Messit’.


Shtatë Topat e Artë të tij ofrojnë dëshmi të mjaftueshme se sa i suksesshëm ishte ky ‘mashtrim’.

Di Maria: Të gjithë po përpiqen që t'ia lehtësojnë Messit jetën te PSG
Lexo po ashtu Di Maria: Të gjithë po përpiqen që t'ia lehtësojnë Messit jetën te PSG

Megjithatë, që kur u transferua te PSG në verë, atij i është dashur të luftojë për të qenë në qendër të vëmendjes dhe jo shpeshherë e ka gjetur atë.

Kylian Mbappe ka qenë figura kryesore e parisienëve këtë sezon. Me 15 gola dhe po aq asistime, nuk mund të ketë dyshime se sensacioni francez, i cili të hënën festoi 23-vjetorin e lindjes, e ka eklipsuar plotësisht 34-vjeçarin argjentinas.

Mbappe harron Ronaldon dhe e quan Messin "lojtarin më të mirë në botë"
Lexo po ashtu Mbappe harron Ronaldon dhe e quan Messin "lojtarin më të mirë në botë"

Megjithatë, Mbappe do të humbasë udhëtimin e së sotëm në Lorient për shkak të pezullimit. Neymar, anëtari i tretë i kësaj treshe yjesh, është ende prej më shumë se një muaji larg rikthimit të gjendjes fizike.

Kështu, kjo do të jetë hera e parë që Messi të jetë i vetëm në sulmin e PSG-së dhe ylli i vetëm i skuadrës në një ndeshje, duke bërë që argjentinasi të përballet me provën e partë të rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori