Pa fitues në “Riza Lushta”, Ferizaj deklason Trepçën

Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave është përshkruar më dominim e “minatorëve” në terren, të cilët krijuan shumë raste për gola, por që mitrovicasit vetëm një herë e dërguan topin në rrjetë.
Skuadra e Arbnor Morinës kaloi në epërsi me golin e Fatih Karahodas në minutën e 23-të, kure nikoqirëve një pikë ua siguroi Blerand Kurtishaj në minutën e 47-të.
Ferizaj ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme, duke mundur Trepçën me rezultat 3-1.
Ferizajasit kanë qenë dominues kundër mitrovicasve, duke e fituar këtë ndeshje me një gol të Istrefit (13), Bytyçit (18) dhe Rusinovcit (76), kurse golin e vetëm për “xehetarët” e realizoi Shpëtim Babaj (85).
Rezultatet e xhiros së 12-të në Superligë:
Trepça ’89-Besa 1-1
Ferizaj-Trepça 3-1
Dje
Istogu-Prishtina 0-0
Hajvalia-Feronikeli 0-1
Drenica-Vëllaznimi 2-0
Drita-Llamkos Kosova 1-0
Tabela
1. Ferronikeli 22 pikë
2. Trepça ’89 21
3. Hajvalia 20
4. Prishtina 19
5. Besa 19
6. Drenica 17
7. Llamkos Kosova 17
8. Istogu 15
9. Vëllaznimi 13
10. Drita 12
11. Ferizaj 11
12. Trepça 9



















































