LAJMI I FUNDIT:

Ozil i vendosur për të qëndruar te Arsenali, refuzoi ofertë prej 12 milionë eurove në vit

Ozil i vendosur për të qëndruar te Arsenali, refuzoi ofertë prej 12 milionë eurove në vit

Mesut Ozil nuk e ka ndërmend të largohet nga Arsenali, së paku deri në përfundim të kontratës së tij.

Mesfushori gjerman është pjesë e klubit londinez që nga viti 2013, por që së fundmi po ka problem për të luajtur.

Ozil nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta dhe spanjolli i ka bërë të qartë se hapësirat për të do të jenë minimale.

Daily Express ka raportuar se gjermani ka refuzuar tani një ofertë tejet të majme për tu larguar nga Arsenali.

Ka qenë skuadra arabe Al-Nasr që i ka ofruar gjermanit kontratë tri vjeçare me pagë vjetore prej 12 milionë eurove në sezon.

Por kampioni i Botës me Gjermaninë ka refuzuar largimin nga Topçinjtë pasi dëshiron të qëndrojë aty deri në fundin e kontratës.

32-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2021 dhe i ka bërë të qartë klubit se do të largohet vetëm pas përfundimit të kontratës.

Gjithsesi klubi arab Al-Nasr mund të shpresojë ende në transferimin e Ozil, por vetëm pas një viti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Premier League
Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Ligat tjera
Marco Reus dëshironte profesion si pilot, por u frymëzua nga ylli i Arsenalit - legjenda e Borussia Dortmund kërkon një fund përrallor

Marco Reus dëshironte profesion si pilot, por u frymëzua nga ylli i Arsenalit - legjenda e Borussia Dortmund kërkon një fund përrallor

Liga e Kampionëve
Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Ligat tjera
Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

La Liga
“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

“Më ka ndodhur shumë herë”, Ancelotti shpjegon pse largimi i Xavit është i mirë për legjendën e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori