LAJMI I FUNDIT:

Ozil reagon zyrtarisht pas akuzave për takimin e tij me Erdoganin: Kam një zemër gjermane dhe një turke, folëm vetëm për futbollin

Ozil reagon zyrtarisht pas akuzave për takimin e tij me Erdoganin: Kam një zemër gjermane dhe një turke, folëm vetëm për futbollin

Mesut Ozil ka reaguar me anë të një postimi në Instagramin e tij në lidhje me akuzat që iu bënë për takimin me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ylli i Arsenalit së bashku me Ilkay Gundogan ishin fotografuar me presidentin e Turqisë vetëm një ditë para se Joachim Low ta zyrtarizonte skuadrën për ‘Rusi 2018’.


Ky takim ka bërë që tifozët gjermanë të shprehin pakënaqësinë, ndërsa reagim në lidhje më këtë ka kërkuar edhe kreu i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel.

Federata Gjermane kërkon sqarim nga Mesut Ozili për takimin me Erdoganin
Lexo po ashtu Federata Gjermane kërkon sqarim nga Mesut Ozili për takimin me Erdoganin

Disa javë pas përfundimit të Kampionatit Botëror ka ardhur edhe reagimi i Ozilit, i cili ka sqaruar gjithçka çfarë ka ndodhur në takimin e tij me presidentin turk.

Ozil ka sqaruar në letrën e tij se ai ka origjinë nga më shumë se një vend dhe se ka dy zemra: një gjermane dhe një tjetër turke dhe se nëna e tij e ka mësuar që të jetë i respektueshëm dhe të mos e harrojë vendin nga vij, dhe këto janë vlera të cilave iu qëndroj mbrapa ende.

Turko-gjermani krejt në fund shtoi se takimi i tij nuk ishte aspak politik dhe se me Erdoganin ka biseduar vetëm për futbollin, ashtu siç bëjnë gjithmonë dhe se nëse nuk do të takohej me presidentin do të ishte një mos-respekt për origjinën dhe familjen tij dhe se kush do që të ishte në president në vend të Erdoganit, ky përsëri do ta bënte fotografinë.

Klopp i del në mbrojtje Ozilit dhe Gundoganit pas fotos me Erdoganin: Mbylleni kritikë, mos harroni se ata janë turq
Lexo po ashtu Klopp i del në mbrojtje Ozilit dhe Gundoganit pas fotos me Erdoganin: Mbylleni kritikë, mos harroni se ata janë turq

“Ashtu si shumë njerëz të tjerë, origjina ime rrjedhë më shumë se nga një vend. Përderisa jam rritur në Gjermani, familja ime vjen nga Turqia. Unë kam dy zemra, një gjermane dhe një tjetër turke”.

“Gjatë fëmijërisë sime, nëna ime më ka mësuar që të jem i respektueshëm dhe të mos e harrojë vendin nga vij, dhe këto janë vlera të cilave iu qëndroj ende mbrapa”.

“Jam i vetëdijshëm që fotografia jonë ka shkaktuar një polemikë në mediat  gjermane. Edhe pse disa njerëz mund të më akuzojnë mua për gënjeshtra ose si një mashtrues, fotografia që e bëmë bashkë asnjëherë nuk ka pasur ndonjë qëllim politik ose elektoral”.

“Puna ime është futbolli dhe jo politika. Ne kemi biseduar për temën e njëjtë sa herë që takohemi, për futbollin, pasi që edhe ai ka qenë futbollist në kohën kur ka qenë i ri”, ka shkruar ndër tjerash Ozil. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori