LAJMI I FUNDIT:

Ozil i bindur se mospërfshirja në skuadrën e Arsenalit ka të bëjë me reagimet e tij ndaj Kinës për keqtrajtimet e myslimanëve Ujgurë

Ozil i bindur se mospërfshirja në skuadrën e Arsenalit ka të bëjë me reagimet e tij ndaj Kinës për keqtrajtimet e myslimanëve Ujgurë
(Foto: Instagram/m10_official)

Mesut Ozil është i bindur se interesat tregtare të Arsenalit në Kinë, kanë ndikuar në vendimin e klubit që ta lë atë jashtë skuadrës në Ligën Premier dhe Ligën e Evropës.

Mesfushori me origjinë turke i ka akuzuar punëdhënësit e tij për pabesi, ndërsa është zotuar se do të vazhdojë ta shfrytëzojë imazhin e tij për të luftuar kundër çfarëdo veprimi çnjerëzor.


Reagimi i Ozili është referencë e postimit të tij në Instagram në dhjetorin e kaluar, në të cilin e kritikoi Kinën për keqtrajtimin e myslimanëve Ujgurë në provincën Xinjiang, që besohet të ketë pasur pasoja komerciale te klubi.

(Foto: Instagram/m10_official)

Emetuesi shtetëror kinez, CCTV, kishte reaguar menjëherë duke mos e transmetuar ndeshjen e Ligës Premier ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt në ditët pasuese, ndërsa Ministria e Jashtëm e Kinës dhe Federata Kineze e Futbollit kishin reaguar ndaj komenteve të futbollistit që e ka përfaqësuar Gjermaninë.

Arteta e lë jashtë Ozilin në listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Evropës
Lexo po ashtu Arteta e lë jashtë Ozilin në listën e lojtarëve të ftuar për Ligën e Evropës

Ai ishte hequr nga edicioni kinez i video-lojës Pro Evolution Soccer, ndërsa profili i tij ishte fshirë nga platforma Ëeibo, ku kishte katër milionë ndjekës.

(Foto: Twitter/Khaled Beydoun)

Arsenali ka prezencë tregtare në Kinë, ku pronëson një zinxhir restorantesh, ka partner zyrtar të lotarisë dhe të automjeteve. Kjo e ka bindur Ozilin se gjithçka është e lidhur me postimin e tij nga viti i kaluar – transmeton Daily Mail.

Ish-futbollisti i Real Madridit nuk ka luajtur që nga 7 maji i këtij viti dhe tash do të stërvitet me ekipin U-23, pasi është lënë jashtë skuadrave të para të Arsenalit.

“Do të vazhdoj të stërvitem sa më mirë që mundem dhe kur të më jepet mundësia do ta ngre zërin tim kundër çnjerëzisë dhe për drejtësinë”, kishte shkruar Ozil në një postim në rrjetet sociale.

Letra emocionale e Mesut Ozilit pasi u la jashtë listës së Arsenalit për ndeshjet e Ligës Premier
Lexo po ashtu Letra emocionale e Mesut Ozilit pasi u la jashtë listës së Arsenalit për ndeshjet e Ligës Premier

Lidhur me situatën e krijuar, trajneri Mikel Arteta është shprehur: “Ajo që mund të them nga ana ime, është se ka të bëjë me vendim futbolli. Ndërgjegjja ime është shumë e qetë, sepse kam qenë shumë i drejtë me të”.

(Foto: Twitter/BBC Sport)

Është raportuar se së paku një milion myslimanë Ujgurë janë ndaluar në kampe nga autoritetet kineze që nga viti 2017. Pas mohimit të ekzistimit të kampeve, Kina pohon se këto janë qendra riedukimi.

Ujgurët kanë thënë se janë marrë në pyetje, janë rrahur dhe torturuar, për shkak të fesë së tyre, ndërsa ka pasur edhe pretendime se femrat janë sterilizuar.

Kina deklaron se shumë Ujgurë janë ekstremistë, separatistë dhe terroristë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori