E plotësuar: Ka nisur takimi ndërmjet ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe të ngarkuarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi ka nisur në ora 08:00.
Osmani takon sot Lajçakun
E plotësuar: Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani takon sot të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi mbahet sot në ora 08:00.
Lajçak mbrëmë është takuar me Albin Kurtin dhe komandantin e KFOR-it, Franco Federici.
Pas takimit me Kurtin, diplomati sllovak nuk u prononcua për media.
Ndërsa, pas takimit me Lajçakun, Kurti ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë.
“Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë.
I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ndodhet për vizitë treditore në Kosovë.
Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Beogradin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dogana e Maqedonisë sekuestron 1.7 tonë medikamente të dëmshme për shëndetin e qytetarëve
Cameron: Shqipëria histori suksesi, partner i frytshëm dhe pozitivë me Britaninë e Madhe
Shpërndarja e Kuvendit, Musliu-Shoshi: Ende nuk i kemi votat e mjaftueshme, por kemi kohë të negociojmë me LDK-në dhe AAK-në
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251