LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Forumin e Antalias: Kosova edhe në kohë lufte ka zgjedhur paqen dhe diplomacinë

Osmani në Forumin e Antalias: Kosova edhe në kohë lufte ka zgjedhur paqen dhe diplomacinë

Presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Forumin Diplomatik të Antalias, ka thënë Kosova edhe në kohë lufte ka zgjedhur paqen dhe diplomacinë.

Para të pranishmëve, ajo është shprehur se në vitet e 90’ta kur populli i Kosovës ishte viktimë e gjenocidit nga regjimi, ai ka zgjedhur marrëveshjen e Rambujesë – “edhe pse një pjesë e madhe e saj nuk ishte ajo çfarë kishim kërkuar, por ishte zgjidhje paqësore që do të ndalte luftën”.


“U desh t’i themi ‘po’ asaj marrëveshje sepse hapte rrugën për aleanca. Në kohë trazirash dhe tensionesh, është shumë me rëndësi të dish se kush qëndron përkrah teje. Nëse kemi miq përkrah nesh, kemi një dorë që na ndihmon. Miqtë nuk i mbyllin sytë ndaj vuajtjeve tua dhe ndaj një sundimi. Ata qëndrojnë përkrah teje për të të ndihmuar”, ka theksuar Osmani.

“Populli i Kosovës ka tejkaluar pushtimin shekullor. Ne kemi qenë viktima të gjenocidit për shumë vite, viktima të krimeve të luftës, kemi numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në luftërat e Ballkanit, kemi qindra gra të përdhunuara. Përkundër kësaj dhimbjeje, kemi zgjedhur rrugën e dialogut, rrugën paqësore”.

Tutje, presidentja ka thënë se shembulli i ndihmës që i është dhënë Kosovës nga ndërkombëtarët duhet të ndiqet nga të gjithë.

E para e shtetit të Kosovës është pjesë e panelit kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetmë: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori