LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Gazetarët në veri u sulmuan nga bandat kriminale

Osmani: Gazetarët në veri u sulmuan nga bandat kriminale

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj mediave në Leposaviq.

Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gazetarët në veri të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale.


“Gazetarët në veri të vendit u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, ka shkruar  Osmani.

Policia e Kosovës ka konfirmuar të premten se nëntë gazetarë të mediave të Kosovës janë sulmuar nga grupe kriminale gjatë ditës në Leposaviq, të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke raportuar për zhvillimet në këtë pjesë të vendit.

Policia: Nëntë gazetarë janë sulmuar në Leposaviq, disa kanë marrë tretman mjekësor
Lexo po ashtu Policia: Nëntë gazetarë janë sulmuar në Leposaviq, disa kanë marrë tretman mjekësor

Sipas policisë, disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Duke i cilësuar si akte të tmerrshme dhune, sulmet ndaj gazetarëve e kanë dënuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, si dhe ambasadori I SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori