LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Faisal Al-Ibrahim: Nevojitet thellim i bashkëpunimit ekonomik në mes Maqedonisë dhe Arabisë

Osmani-Faisal Al-Ibrahim: Nevojitet thellim i bashkëpunimit ekonomik në mes Maqedonisë dhe Arabisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim me Ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Sh.T. Faisal Al-Ibrahim, njoftojnë nga MPJ.

Në takim, theksojnë nga MPJ, u konstatua zhvillimi pozitiv i deritanishëm i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe u theksua përkushtimi për vazhdimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.


“Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve, me ç’rast u theksua nevoja e thellimit të marrëdhënieve në këtë aspekt. Në takim, Osmani theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme theks të veçantë i kushton diplomacisë ekonomike, gjë që dëshmohet me dërgimin e këshilltarit ekonomik në Ambasadën në Abu Dabi, i cili është përgjegjës edhe për bashkëpunimin ekonomik me Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Lidhur me situatën kontraktuale mes dy vendeve, të dyja palët shprehën bindjes se është i nevojshëm zgjerimi i kornizës kontraktuale, me çka do të vendoset bazë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thonë nga MPJ.

Në takim, shtojnë nga atje, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për bashkëpunimin multilateral, për prioritetet e politikës së jashtme të të dyja vendeve, për temat rajonale, si dhe për çështjet dhe sfidat aktuale ndërkombëtare, ku ministri Al-Ibrahim iu referua kandidaturës së tyre për të qenë nikoqir i EXPO 2023 në Riad dhe e prezantoi programin e tyre për organizimin e kësaj ngjarjeje botërore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori