LAJMI I FUNDIT:

Osmani e falënderoi senatorin Schumer për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së

Osmani e falënderoi senatorin Schumer për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së

Presidentja Vjosa Osmani informoi sot se ka takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës liderin e shumicës në Senat, Chuck Schumer.

Osmani deklaroi se senatorit Schumer i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.


“Gjithmonë kam kënaqësi të takoj udhëheqësin e shumicës në Senat, Sen Schumer dhe për të riafirmuar partneritetin e gjatë mes dy vendeve tona. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe diskutuam mënyrat se si mund të rritim bashkëpunimin me Senatin”, shkroi Osmani në Twitter. /Telegrafi/