LAJMI I FUNDIT:

Osimhen mposht Salahun dhe fiton çmimin si futbollisti më i mirë afrikan i vitit

Osimhen mposht Salahun dhe fiton çmimin si futbollisti më i mirë afrikan i vitit

Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen ka fituar çmimin si ‘Futbollisti Afrikan i Vitit’ pasi mposhti konkurrencën e Mohamed Salah dhe mori këtë çmim në një ceremoni të mbajtur në Marrakech sot (e hënë).

Osimhen ka shënuar 26 gola dhe ka ndihmuar Napolin që të triumfojë në Serie A sezonin e kaluar duke qenë në të njëjtën kohë golashënuesi më i mirë në Itali.


Mohamed Salah dhe Achraf Hakimi ishin dy kandidatët tjerë për të fituar këtë çmim, por Osimhen në fund doli të ishte fituesi duke u bërë nigeriani i parë që e fiton këtë çmim, që prej Nëanko Kanu në vitin 1999.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Dua të falënderojë të gjithë që më kanë ndihmuar në këtë rrugëtim dhe të gjithë afrikanët që më kanë ndihmuar mua, përkundër gabimeve të mia”, ka thënë Osimhen.

Maroku ka fituar çmimin “Kombëtarja e Vitit” në kategorinë e meshkujve pas rrugëtimit të tyre fantastik në Kupën e Botës në Katar, ndërsa përzgjedhësi i tyre Walid Regragui u emërua si “Trajneri më i mirë i Vitit”.

Ndërkohë, në kategorinë e femrave fituese e çmimit si ‘Futbollistja Afrikane e Vitit’ ishte Asisat Oshoala e cila aktivizohet në radhët e Barcelonës.

Oshoala përkundër lëndimit që kishte pësuar, e kishte ndihmuar vendin e saj që të mbërrinte deri në mesin e 16 më të mirave në Kupën e Botës që u mbajt në Australi dhe në Zelandë të Re./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori